LAJMI I FUNDIT:

VV: Haradinaj të dorëhiqet, tre muaj pas ratifikimit asnjë lëvizje për korrigjimin e Demarkacionit

VV: Haradinaj të dorëhiqet, tre muaj pas ratifikimit asnjë lëvizje për korrigjimin e Demarkacionit

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se edhe tre muaj pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka asnjë lëvizje sa i përket korrigjimit sipas raportit të Shpejtim Bulliqit.

Kurti në një konferencë për media tha se kryeministri Ramush Haradinaj e ka heshtur këtë çështje dhe nuk po lëviz asgjë në këtë drejtim, ndonëse sipas Kurtit jo pak deputetë janë mashtruar nga premtimi se çështja e Demarkacionit do të korrigjohet.


Lideri i VV-së tha se Kosova ndodhet në një situatë ku nuk mund të ketë demokraci pasi ka qeveri të pakicës.

Ai tha se numri i partive në koalicionin qeverisës është dyfish më i madh se i deputetëve të partisë së kryeministrit.

Kurti tha se kanë kërkuar dorëheqjen e Haradinajt, i cili sipas tij çdo javë bën ndonjë skandal.

Lideri i VV-së kërkoi nga Haradinaj që ta testojë në Kuvend qeverinë e tij me votëbesim.

Kurti tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe të lira, pasi nuk mund të funksionojë me një qeveri të pakicës. /Telegrafi/