Ngrirja e pemëve: Si ta ruajnë shijen e vërtetë të verës gjatë gjithë vitit
Tashmë kemi dëgjuar që ngrirja e artikujve vërtet është e shëndetshme, mirëpo për të ruajtur të gjitha cilësitë është e nevojshme që ngrirja të bëhet në mënyrë të duhur. Mësoni se si…
Nëse pemët vilen apo blihen të pjekura dhe pastaj përpunohen dhe ngrihen në afatin prej 48 orëve nga vjelja, ato nuk do të humbin vlerat nutritive dhe mund t’i hani edhe gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit.
Dëshironi që frutat tuaja t’i mbani të freskëta për ditët më të ftohta, respektoni këto rregulla dhe kënaquni me pemë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Si t’i ngrimë pemët e freskëta të sezonit?
1. Lani dhe pastroni pemët në ujë të ftohtë apo të vakët sikur do t’i hani menjëherë. Duhet të qërohen mollët, dardhët, pjepri dhe pjeshkat, ndërkaq kumbullat sipas dëshirës.
2. Nga pema nxirrni bërthamën, ndukni bishtat dhe grini në copa të vogla. Frutat e vogla, siç janë pemët e malit dhe rrushi, mund të ngrini të plota.
3. Në pjatë apo në enë të cekët radhisni pemët vetëm në një shtresë, që të mos bashkohen apo të mos ndrydhen. Futni ashtu në frigorifer me ngrirje të thellë dhe lini të qëndrojnë ashtu disa orë.
4. Pasi që pemët të forcohen futni në qese plastike të cilat përdoren për ngrirje. Vetë përcaktoni sasinë, ndërkaq rekomandimi ynë është që doza të jetë për racion të vogël, ashtu që të mund të shkrini sipas nevojës.
5. Provoni sa më shumë t’ia nxirrni ajrin nga qesja para se ta mbyllni dhe ta fusni në frigorifer, mirëpo kujdes ndaj pemëve të buta siç janë dredhëzat, manaferrat dhe mjedrat, sepse mund të ndrydhen.
Sa mund të qëndrojnë pemët të ngrira?
Edhe pse pemët e ngrira janë të shëndetshme, mos mendoni se cilësia e tyre me qëndrim në frigorifer është e përhershme. Përkundrazi, mu sikur edhe mishi, edhe pemët e ngrira kanë afatin e qëndrueshmërisë, i cili varet nga vetë fruta.
Deri në 12 muaj: mollët, dredhëzat, fiku, kumbullat dhe rrushi.
Deri në 10 muaj: pemët e malit, limoni, kungulli, kungulli i Misirit, kungulleshat.
Edhe çka mund të ngrij?
Pjepri: Qëroni pjeprin dhe priteni në kube, qitni sheqer dhe ngrijeni. Pas shkrirjes shtoni pak lëng limoni dhe pak rum.
Pjeshkat dhe nektarinat: Frutat pak më të forta qëroni dhe pritni në feta, zieni shpejt (rreth 20 sekonda), qitni sheqer dhe ngrini. Frutat e buta ngrini pa sheqer.
Sallata e pemëve: Pemët e malit lani mirë dhe qitni sheqer apo qitni shurup dhe pastaj ngrini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?