LAJMI I FUNDIT:

Enver Hoxha dhe Skënderbeu në një pikturë!

Enver Hoxha dhe Skënderbeu në një pikturë!

Kastriot Dervishi

Në vitet ’70 Komiteti Qendror i PPSH-së porositi një pikturë me sfond historik, të cilën e vendosi në një prej zyrave kryesore të tij.

Në mënyrë simbolike, kjo pikturë pasqyron propagandën e regjimit komunist, sipas së cilit vetëm ai regjim po realizonte aspiratat shekullore të popullit shqiptar.


Diktatori i Shqipërisë kishte dëshirë ta lavëdronin në dy gjëra: se po bënte shtet (realisht një shtet i dështuar si në organizim dhe në funksionim), si dhe të gënjehej se ishte figura më e denjtë që i takonte të merrte shpatën e Skënderbeut.

Dy “stacione” të tjera historike përmendeshin vitet 1912 me pavarësinë dhe 1924 me grushtin e shtetit të këtij viti.

Gjysmën e pikturës e zënë partizanët dhe shefi i tyre Enver Hoxha, por mungojnë këtu Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha.

Si rezultante e gjithë historisë së Shqipërisë dilte Enver Hoxha.

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori