LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet xhirollogaria e punëtorëve të kolegjit “Mehmet Akif”

Mbyllet xhirollogaria e punëtorëve të kolegjit “Mehmet Akif”

Punëtorët e Kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë që janë klientë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) janë zgjuar sot me një SMS në telefonët e tyre me të cilët banka i njoftonte ata për mbylljen e xhirollogarive personale bankare.

Vendimi për mbylljen e xhirollogarive erdhi tri javë pasi gjashtë punëtorë të këtij institucioni privat arsimor u arrestuan në Prishtinë e Gjakovë dhe u depërtuan në mënyrë misterioze për në Turqi pasi kërkoheshin nga regjimi i Akrarasë si të dyshuar për bashkëpunim me klerikun turk në ekzil, Fetullah Gulen në puçin e dështuar ndaj Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në korrik të vitit 2016.

“I nderuar Klient, Banka Kombetare Tregtare ju njofton se ne perputhje me politikat dhe procedurat e brendshme te Bankes,ne baze te kushteve te pergjithshme te kontrates se Sherbimit Bankar,do te bej mbylljen e llogarise suaj bankare,efektive 30 dite nga data e njoftimit te marre. Ne menyre qe te kemi nje proces te rregullt per mbylljen e llogarise suaj bankare dhe te perfundojme procedurat e nevojshme, ju ftojme te vizitoni Degen tuaj te BKT-se brenda periudhes se njoftimit. Faleminderit per bashkepunimin tuaj deri me tani”, thuhet në SMS-në e pranuar nga një punëtor i këtij kolegji.


Drejtori i Kolegjit ‘Mehmet Akif’ Lipjan, në Nazmi Ulus, në një deklaratë për KALLXO.com e pranoi se një pjesë e stafit që i kanë xhirollogaritë në këtë bankë, kanë hasur në probleme për të pasur qasje në to.

Ai tha se personalisht është klient i një banke tjetër dhe se atij nuk i është mbyllur llogaria.

“Ka probleme në llogaritë personale të stafit por nuk ka problem me llogarinë e kompanisë. Të gjithë që i kanë pasur llogaritë në BKT janë mbyllur. Disa persona të stafit kanë llogari edhe në banka tjera dhe nuk kanë probleme”, tha Ulus.

Banka Kombëtare Tregtare që nga viti 2009 operon me 100 përqind të aksioneve nga Çalik Finance Services, pjesë e kompanisë Çalik Holding e cila është pronare edhe e KEDS.

KALLXO.com ka kontaktuar me Bankën Kombëtare Tregtare dhe Bankën Qendrore të Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve.

Burime të KALLXO.com brenda Bankës Qendrore kanë sqaruar se BKT në mëngjes ka kontaktuar me zyrtarët e këtij institucioni për ta njoftuar BQK-në për njoftimin për mbylljen e llogarive. Por burimi ka thënë se llogaritë mund të mbyllen “vetëm me kërkesë të klientëve”. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori