LAJMI I FUNDIT:

Hapet aplikimi për raundin 2 për garën e robotikës Kosova Makers League

Hapet aplikimi për raundin 2 për garën e robotikës Kosova Makers League

Aplikimi për raundin e dytë të Kosova Makers League tani është hapur, dhe do të qëndroj i hapur deri me datën 2 Maj 2018. Pasi që aplikimi dhe trajnimi për raundin e parë përfunduan me sukses të madh, Kosova Makers League ka vendosur që të hap aplikimin edhe për raundin e dytë i cili gjithashtu do të jetë edhe raundi i fundit për vitin akademik 2017-2018.

Në këtë raund kanë të drejtë aplikimi të gjitha shkollat fillore (publike dhe private) dhe qendrat që punojnë me nxënës të rinjë, të cilat nuk kanë aplikuar në raundin e parë. Shkollat që kanë qenë pjesëmarrëse në raundin e parë nuk kanë nevojë për aplikim.


Të gjitha shkollat dhe qendrat kanë të drejtë aplikimi me dy ekipe, një nga klasa 1-5 dhe një nga klasat 5-9. Çdo ekip përbëhet nga një apo dy mentorë, dhe deri në 4 nxënës.

Aplikimi bëhet online përmes webfaqes www.kosovamakers.net dhe zgjatë për vetëm 3 minuta.

Pasi që të mbyllet aplikimi, të gjithë aplikantët e suksesshëm do të ftohen në zyrat e BONEVET Prishtina ose Gjakova varësisht nga regjioni i shkollës, për një trajnim gjysmë ditor rreth robotikës, programimit, dhe platformës mBot që do të përdoret për KML. Gjithashtu, pasi që trajnimi të përfundoj të gjitha shkollat do të pajisen me robotët mBot.

Shkollat, qendrat, institucionet dhe organizatat jo fitimprurëse do të marrin robotët falas në formë të huazimit. Në qoftë se, shkolla merr pjesë në të paktën 4 nga 5 raudet e Ligës, atëherë robotat kalojnë në pronësi të plotë të shkollës. Ndërsa, shkollat dhe institucionet private fitimprurëse duhet të paguajnë për robotët mBot.

Aplikoni dhe bëhuni pjesë e garës më të madhe të robotikës në Kosovë “KOSOVA MAKERS LEAGUE”. Mundësitë për të përfituar përmes kësaj lige janë shumë të mëdha, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në garën regjionale të robotikës në Zagreb, dhe garën botërore të robotikës WER (World Educational Robotics) në Shangaj.

Për më shumë informata rreth Kosva Makers League, rregullat, trajnimet, dhe raundet na vizitoni në webfaqen tone www.kosovamakers.net.