LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

“Ce soir” ka botuar në ballinën e 24 prillit 1939, një shkrim në lidhje me ofertën marramendëse që Hollywood-i ia kishte bërë asokohe gruas së Ahmet Zogut për të luajtur një film, të cilën ajo e ka refuzuar në mënyrë kategorike. Shkrimin mund ta lexoni më poshtë.

“Një milion dollarë mbretëreshës Geraldinë për të luajtur një film


Por, ish-sovrania e Shqipërisë, të cilës ky propozim iu bë nga një kompani kinematografike amerikane, nuk dëshiron të bëhet “një objekt kurioziteti publik”.

(Nga ana e të dërguarit tonë special)

Londër, 23 prill (nëpërmjet telefonit)

– A do të vihet një ditë në skenë romani tragjik i mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë, vajzës së dukës hungarez Apponyi dhe Zonjës Giraud?

Në fakt, një kompani e madhe kinematografike amerikane, i ka ofruar gruas së mbretit Zog, një kontratë prej një milion dollarësh (ose rreth 77 milionë franga) për të luajtur në Hollywood.

Por, sot avokati anglez i mbretëreshës Geraldinë – pasi telefonoi rezidencën, në Greqi, ku ajo po shërohet nga lindja e saj tragjike – u lejua të komunikojë zyrtarisht:

‘Duhet të kuptojmë se Madhëria e Saj nuk dëshiron të bëhet objekt kurioziteti publik. Pasuria personale e mbretit është gjithashtu e mjaftueshme për gruan dhe familjen e tij dhe u mjafton atyre që të bëjnë një jetë të rehatshme dhe të qetë’.

Oborri mbretëror i Tiranës është detyruar të shpërbëhet dhe natyrisht, nëse Mbreti mban vetëm një sekretar dhe një shërbëtor në shërbim të tij, Mbretëresha do të ketë po ashtu në shërbimin e saj vetëm një shërbëtore dhe një dado për djalin e tyre të vogël, i lindur para njëzet ditësh.

Madhëritë e tyre synojnë të shkojnë më pas në Angli, ku gjenden në depozitë të gjitha pasuritë e tyre. Sapo shëndeti i mbretëreshës Geraldinë të përmirësohet, familja mbretërore e Shqipërisë, do të largohet nga Greqia për të shkuar disa javë në Egjipt.” /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
Eruditja Margherita Sarrocchi, gruaja që shkroi poemën epike për Skënderbeun

Eruditja Margherita Sarrocchi, gruaja që shkroi poemën epike për Skënderbeun

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Kulture
Misteret e shtëpisë së familjes Begeja: Shtëpia e luleve që u shndërrua në vend torturash

Misteret e shtëpisë së familjes Begeja: Shtëpia e luleve që u shndërrua në vend torturash

KLAN

KLAN

ZEMËR E FTOHTË

ZEMËR E FTOHTË

Poezi
YLL VETMITAR

YLL VETMITAR

Poezi
Kalo në kategori