LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të marinës

Një i vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të marinës

Një helikopter i marinës italiane u rrëzua në det, gjatë një manovre në Mesdheun Qendror duke shkaktuar një të vdekur, njoftoi sot marina, raporton AFP.

Helikopteri, tip SH 212, po kthehej nga një manovër e planifikuar, kur u rrëzua në det për shkaqe ende të paqarta, ndërkohë që po përgatitej të hynte në kontakt me patrullën ”Borsini”.


Në det, helikopteri u përfshi nga flakët. Dy pilotët dhe dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit arritën të shpëtonin. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Patrulla ”Borsini” është aktualisht e angazhuar në operacionin “Mare Sicuro” (Det i sigurtë), ndërmarrë në mars të vitit 2015 nga marina italiane, që mobilizon deri në gjashtë anije për mbikëqyrjen e zonës që ndodhet mes Siçilisë dhe Libisë, për të mbrojtur platformat e naftës si dhe anijet tregtare apo të peshkimit, si dhe për të luftuar kundër trafikut të migrantëve. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori