80 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro demarkacionit me Malin e Zi, pasi presidenti i vendit Hashim Thaçi nënshkroi një deklaratë me homolgun e tij malazez ku pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës, dy shtetet do formojnë një “Trup të Përbashkët Punues” që do të rishikojë kufirin.
Formimin e një Trupi saktësisht të njejtë në emërtim dhe detyra, e parashihte edhe neni 7 i marrëveshjes së demarkacionit, që Thaçi e ka nënshkruar në gusht të vitit 2015 si zv.kryeminsitër. Veçse kur e përdori këtë nen, si deklaratë presidentësh, ia shtoi një melmesë: një pjesë ku përmendet Çakorri dhe Kulla e Zhlepit
Nënshkrimi i Hashim Thaçit është i vetmi që do të vendoset në tri dokumentet kruciale në shënimin e kufirit me Malin e Zi. Në gusht të vitit 2015, si zv.kryeminsitër i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme nënshkroi Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe tri vite pas, si president nënshkroi një “deklaratë” që garantoi ratifikimin e saj në Kuvend. E që marrëveshja si ligji të hyjë krejtësisht në fuqi, duhet ta nënshkruaj presidenti. I njejti nënshkrim. I Hashim Thaçit.
Si ministër i Jashtëm dhe President, Thaçi bëri një betejë të vazhdueshme për ta bindur Kuvendin mes kundërshtimeve të ashpëra të opozitës kundër marrëveshjes që e nënshkroi më 2015, por tri vite më vonë si president arriti t’i bindë 80 deputetë se Kosova ka një mundësi rishikimi të kufirit, përmes një deklarate të përbashkët me presidentin malazez Filip Vujanoviq.
Presidentët u zotuan se pas ratifikimit do të formohet një Trup i Përbashkët Punues. Deputetët e LDK-së që nuk e votonin demarkacionin e Qeverisë së liderit të tyre Isa Mustafa duke shprehur dyshime se Kosova po humbiste territor dhe deputetët e AAK-së e NISMA-s që kundërshtonin me gaz në Kuvend e protesta në rrugë, u bindën me “Trupin e Përbashkët Punues”.
Një Trup saktësisht i emëruar njëjtë si në dekalratën e Thacit si president është i specifikuar në nenin 7 të Marrëveshjes së nënshkruar në gusht të vitit 2015 poashtu nga Thaçi, por si zv,kryeminsitër. Prej mënyrës se kur e si formohet ky Trup i Përbashkët Pune e deri tek përshkrimi i punës dhe qëllimi final i tij, Trupi i Përbashkët që del nga deklarata e Thaçit si president është i njejtë me Trupin e paraparë në nenin 7 të Marrëveshjes së vitit 2015.
Në vitin 2015 quhej “Trupi i Përbashkët Pune” ndërsa në deklaratën e 2018-s nga “pune”, Trupi bëhet “punues”. Por qëllimin e kanë të njejtë: të bëjë shënjimin e kufirit.
Në deklaratën që Thaçi e ka nënshkruar si president nuk jepen shumë detaje të përshkrimit të Trupit të Përbashkët Punues, por në nenin 7 të Marrëveshjes që ka nënshkruar, jepen disa informata të rëndësishme. Sipas nenit 7 ky Trup do të bëjë vendosjen e shenjave të kufirit bazuar në nenin 2 që janë kordinatat dhe hartat nga Komisionet e atëhershme të dy shteteve dhe se do tu përmbahen planeve kadastrale. Aty flitet edhe për korrigjime.
“Trupi i përbashkët i punës për shejnimin e kufirit shtetëror, do të ketë mundësi që me pëlqimine dyanshëm, të bëjë korrigjimet e nevojshme dhe të ekulibriara”, thuhet në fund të paragrafit të nenit 7, Marrëveshja 2015.
Neni 7 i Marrëveshjes që Thaçi e kishte nënshkruar në vitin 2015 nuk përmendet në deklaratën e 2018-s, edhe pse të dyja flasin për të njejtën gjë.
Në deklaratën e vitit 2018, ky Trup i Përbashkët Punues obligohet të bëjë të njejtën gjë, vetëm se për dallim nga viti 2015, tash Trupi “në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë sektorët në drejtim të Cakorrrit dhe Kullës së Zhlepit”.
Deklarata e shkurtit të këtij viti që ishte edhe nene të marrëveshjes së vitit 2015: Nenit 12 ku palët duhet ta lajmërojmë njëra-tjetrën se e kanë ratifikuar marrëveshjen dhe nenit 9 që i lejon Qeveritë e dy vendeve që mosmarrëveshjet t’i zgjedhin nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Edhe paratë për punën e këtij Trupi të Përbashkët janë ndarë, bazuar në Marrëveshjen e viti 2015. Kosova ka ndarë 193 mijë euro për 8 pika të ndryshme. Shpenzimet më të mëdha do të jenë në përgatitjen dhe stabilizimin e pikave kufitare, punën e anëtarëve në terren dhe aerofotografimin e vijës kufitare, shkruan Insajderi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak