LAJMI I FUNDIT:

Arsyet pse keni afshe të nxehta dhe djersini gjatë natës: Ç’tregon kjo gjë për gjendjen tuaj shëndetësore

Arsyet pse keni afshe të nxehta dhe djersini gjatë natës: Ç’tregon kjo gjë për gjendjen tuaj shëndetësore

Afshet e nxehta mund të shfaqen në çdo kohë dhe për një sërë arsyesh.

Është njëlloj sikur po ju ndjek dikush me një llambë të nxehtë, që e ndez dhe fik në kohën më pak të përshtatshme. Lëkura fillon të skuqet krejt papritur në mes të një takimi të rëndësishëm.

Filloni të djersitni sapo keni mbaruar me grimin. Dhe temperatura në dhomë duket sikur ka shkuar në 100 gradë, sapo jeni bërë gati për të fjetur.


Afshet e nxehta shkaktojnë rrahje të shpejta zemre, djersitje të lëkurës dhe kur kalojnë, njolla të djersës në bluzë dhe disa të dridhura.

Është e vërtetë që këto afshe të nxehta lidhen zakonisht me menopauzën ose perimenopauzën, megjithatë duhet thënë që gratë (dhe burrat) e çfarëdolloj moshe mund t’i përjetojnë ato.

Afshet e nxehta mund të shfaqen në çdo kohë dhe për një sërë arsyesh.

1. Ilaçet e marra pa recetën e mjekut

Afshet e nxehta mund të jenë efekt anësor i ilaçeve që ju merrni pa recetën mjekut, si opiodët, atidepresantët dhe disa ilaçe kundër osteoporozës. Prandaj duhet t’ia lini në dorë mjekut që t’jua rekomandojë ilaçet.

Nëse ndonjë ilaç ju shkakton efekte anësore të tilla si afshe të nxehta, mjeku mund të ndryshojë ilaçin me një tjetër.

2. Shtimi në peshë

Mund ta dini tashmë që dhjami në trup ndikon direkt në metabolizëm, prandaj dhe mund të shkaktohen ato afshet e nxehta. Kurat e vetme në këtë rast janë dieta dhe aktiviteti fizik.

Krahasuar me gratë mbipeshë ose obeze që nuk bëjnë përpjekje për t’u dobësuar, ato që ushqehen shëndetshëm dhe stërviten rreth 200 minuta në javë janë 2 herë më pak të predispozuara që të zhvillojnë afshe të nxehta.

3. Ankthi

Ekspertët e shëndetit mendor i referohen me fjalën “ankth” efekteve anësore fizike të emocioneve si stresi, frika ose shqetësimi. Rrahjet e shpejta të zemrës dhe nervozizmi janë dy simptomat klasike të ankthit. Por, nuk përjashtohen as ndjesia e afsheve të nxehta që përjetojmë kur ndihemi shumë në ankth apo të stresuar.

Marrja frymë thellë është teknika më e parë më e mirë që duhet të ndiqni për të lehtësuar ankthin. Stërvitja, meditimi dhe joga gjithashtu janë një mënyrë e mirë për të trajtuar ankthin.

Nëse ato nuk funksionojnë, mund të jeni duke vuajtur nga një formë më e rëndë e ankthit, prandaj duhet të merrni në konsideratë konsultimin me një mjek specialist ose psikolog. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori