Regjisori i madh polak, Krzysztof Kieślowski (1941-1996), për një skenë të shkurtë nga filmi “Kaltër” (pjesë e trilogjisë kaltër/bardh/kuq) – ku luan aktorja e madhe franceze Juliette Binoche – kishte humbur një ditë të xhirimeve. Shpjegimin e tij mund ta lexoni më poshtë.
“Kjo është një kockë sheqeri, gati të bie në një filxhan kafe. Përse obsesioni me këtë xhirim nga afër? Shumë e thjesht. Jemi përpjekur të tregojmë se si heroina e percepton botën. Jemi përpjekur të tregojmë se ajo fokusohet në gjëra të vogla, në gjërat që janë afër saj. Asaj nuk ia ndien për gjërat që janë më larg. Ajo përpiqet ta kufizojë botën e saj, ta kufizojë në vete dhe në mjedisin e tashëm. Janë disa detaje si ky në këtë film. Ne e shfaqim xhirimin nga afër të kockës së sheqerit, që laget në filxhanin e kafes (sipërfaqen e lëngtë – v.j.) për të treguar se ajo nuk është e interesuar për asgjë jashtë; ajo nuk është e interesuar për njerëz tjerë, për punët e tyre, njeriun që e do dhe i cili e ka gjetur pas një kohë të gjatë kërkimi. Ajo nuk është e interesuar për asgjë. Pos te sheqeri. Ajo përqendrohet aty, që të jetë në gjendje të hedh tutje gjërat tjera. Mund të duket e lehtë të filmosh një kockë të sheqerit që laget nga kafja dhe ngadalë e ndryshon ngjyrën. Ngjyra zhduket kur e kthejmë prapa (xhirimin – v.j.). Kocka është e bardhë, e prek sipërfaqen, laget nga kafja. Ne mund ta matim kohën. Nuk jam i sigurt, por mendoj se i merr rreth pesë sekonda për ta lagur të tërin. Nuk është lehtë ta lagësh kockën e sheqerit në kafe për pesë sekonda. E kam një kockë të sheqerit këtu. Le ta matim (kohën – v.j.). Kocka e prek kafen. Po e nisi kronometrin. Të shkojmë. Tetë sekonda. Të paktën tre sekonda më gjatë. Ne e kishim një kockë që lagej në kafe për pesë sekonda. Një detaj si ky duhet të zgjasë jo më shumë se kaq. Për një gjysmë dite, asistenti im kishte eksperimentuar me lloje të ndryshme të sheqerit, për të gjetur një kockë të sheqerit që laget nga kafja për pesë sekonda, jo tetë apo njëmbëdhjetë, ose edhe tre si të tjerat… Në fund të ditës kujt ia ndien për një kockë budallaqe sheqeri…”! /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=liBfcQBU5tc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje