LAJMI I FUNDIT:

Iu fut garës për Miss Kazakistan, arriti në finale dhe në fund pranoi para të gjithëve se është mashkull (Foto/Video)

Iu fut garës për Miss Kazakistan, arriti në finale dhe në fund pranoi para të gjithëve se është mashkull (Foto/Video)

Në garën për Miss Kazakistanin ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, pasi njëra nga finalistet nuk ishte ajo që ishte prezantuar. Në fakt, Alina Alieva ka habitur bashkëkombësit kur pranoi se në fakt është një djalosh 22-vjeçar.

Bëhet fjalë për Ilia Dijagiljev, modelin që ishte lajmëruar si konkurrent vetëm dhe vetëm që t’ia dëshmojë shokëve se edhe meshkujt mund të shkojnë në finale si kandidat potencial për Miss, transmeton Telegrafi.


“Po bisedoja me shokët për bukurinë dhe vendosa që lajmërohem në garën e bukurisë, pasi gjithmonë kam qenë kampion i bukurisë natyrale”, ka deklaruar ky i ri duke shtuar se vajzat vazhdojnë të mendojnë se vishen, bëjnë grimin dhe e përcjellin trendnin më mirë se kushdo tjetër, por ai nuk pajtohet me këtë konstatim.

Ilia ishte i bindur se kjo gjë mund të arrihet edhe pa grim, kozmetikë e fotoshop, kurse me ndihmën e frizerit dhe grimerit, ai arriti ta shndërrohet në Alina.

Ky i ri që filloi të merret me modelim si 17-vjeçar, në internet kishte publikuar fotografitë e Alinës dhe priste reagime nga më të ndryshmet.

Edhe pse ishte lajmëruar si pjesëmarrës në garën “Miss Virtual Kazakistan” nuk kishte pritur që do të arrijë në finale, por me këtë dëshironte të dëshmonte që bukuria natyrale dhe karakteri është më e rëndësishme. Kështu vendosi t’i tregojë organizatorëve dhe votuesve se kush është në të vërtet Alina Alijeva.

“E kuptova se kam shkuar larg”, tha ky i ri i cili shpjegoi arsye pse vendosi të tregojë fytyrën e tij të vërtetë.

Shumë besojnë se ai edhe ka mundur të fitojë në garën e bukurisë duke arritur kështu të mund 4 mijë vajza tjera. Por pasi janë publikuar emrat e finalisteve, postoi një video ku zbuloi identitetin e tij të vërtet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Qeni që “prish” çdo pozë është bërë sensacion në rrjete - shikoni njëzet perlat më të mira

Qeni që “prish” çdo pozë është bërë sensacion në rrjete - shikoni njëzet perlat më të mira

Interesante
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Virale
Mos i gjuani kompjuterët e vjetër, janë të mbushur plot me ari (Video)

Mos i gjuani kompjuterët e vjetër, janë të mbushur plot me ari (Video)

Interesante
Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Interesante
Kalo në kategori