LAJMI I FUNDIT:

Thaçi-Dragusha: Të merren masa afatgjata për përmirësimin e ajrit

Thaçi-Dragusha: Të merren masa afatgjata për përmirësimin e ajrit

Deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha, në emër të PDK-së, ka kërkuar hartimin e politikave afatgjate për mbrojtjen e ambientit, ndërsa energjia alternative të përkrahet në mënyrë që të dalim nga varësia e energjisë nga termocentralet.

Ajo në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se janë “tragjike” deklarimet e udhëheqësve komunalë që të mos bazohen në matësin e Ambasadës amerikane në Prishtinë për ndotjen e ajrit, pasi është më afër termocentraleve të Obiliqit.

“Masat e përkohshme janë të domosdoshme njëjtë si edhe ato afatgjata. Duhet të hartohen politika afatgjata shtesë të cilat e mbrojnë ambientin dhe të kujdesemi që ato të zbatohen. Duhet të fillohet me vetëdijësimin e qytetarëve, sidomos të gjeneratave të reja rreth ruajtjes së ambientit.


Duhet të mendojmë për neutralizimin e ndotësve, të pyesim se në këtë moment a na bie më mirë të prodhojmë energji apo ta blejmë atë. Ndërsa, energjia alternative të përkrahet në mënyrë që të dalim nga varësia e energjisë nga termocentralet. Duhet të mendojmë se si ta zhvillojmë dhe modernizojmë trafikun urban, të krijojmë parkingje publike, me një fjalë t’i mbajmë premtimet elektorale”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori