LAJMI I FUNDIT:

Deputetët kërkojnë nga krerët e shtetit t’i nisin bisedimet për ushtrinë

Deputetët kërkojnë nga krerët e shtetit t’i nisin bisedimet për ushtrinë

Deputetët e partive politike në pushtet, por edhe ata të opozitës konsiderojnë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duhet t’i nisin bisedimet me përfaqësuesit e partivepolitike serbe për ndryshimet kushtetuese lidhur me transformimin Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur. Deputetët thonë se Kosova është e gatshme për ushtrinë e saj.

Kryetari i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, nga partia Nisma Kosovën që është pjesë Qeverisë, thotë se transformimi i FSK-së, nga misioni civil në atë ushtarak, duhet të bëhet sa më parë dhe brenda këtij viti.

“Presidenti dhe kryeministri e kanë obligim që të krijojnë iniciativa ose të bisedohet me partitë politike serbe, ose të të gjitha komuniteteve, njëkohësisht edhe me partitë shqiptare që t’i shfrytëzojnë lidhjet që kanë me partitë serbe që sa më shpejt të inkurajohen që të procedohen ndryshimet kushtetuese lidhur me transformimin e FSK-së në ushtrinë e Kosovë. Besoj që është viti i fundit që të përfundojë ky proces, apo në këta muajt e fundit duhet të përfundojë ky proces”, thotë Shala.


Deputeti Shala thekson se shndërrimi i FSK-së në ushtri, është çështje e vështirë, por siç thotë ai, lidershipi në Kosovë duhet të punojë intensivisht që sa më parë të përfundojë ky proces.

“Nëse nuk arrijmë të kemi një koordinim me Listën Serbe, për ndryshimet kushtetues atëherë ne duhet të punojmë që me iniciativë të deputetëve ta sjellim Ligjin për FSK-në në Parlament dhe të shkojmë me ndryshimet ligjore dhe t’i japim kompetenca shtesë Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shton ai.

Deputeti Shala shprehet optimist se deputetët serbë nga Lista Serbe do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese, pasi që siç thotë ai, deputetët kanë filluar ta ndiejnë veten si pjesë e institucioneve të Kosovës.

“Veç ka filluar që edhe Lista serbe ta ndiejë veten si pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të largohet nga ajo, siç ka filluar në legjislaturën e kaluar, që për gjithçka të pyetet Beogradi”.

Deri më tash, sipas analistëve politikë, Lista Serbe po mban peng ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Zyrtarët nga Lista Serbe që janë pjesë e institucioneve të Kosovës thonë  se për një transformim të tillë nuk janë zhvilluar asnjëherë bisedime serioze me përfaqësuesit e serbëve. Ata thonë, po ashtu, se Forcat e Armatosura të Kosovës, për shumë arsye janë të panevojshme.

Deputetja Drita Millaku nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se iniciativat ose nismat për bisedime me parti politike serbe për ndryshimet kushtetues lidhur me transformimin e FSK-së, janë obligim dhe detyrë e Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës. Sipas saj, për shndërrimin e FSK-së në ushtri, po bëhen deklarata të shumta, por gjërat në terren janë ndryshe.

“Buxheti i Kosovës kur është ndarë, është parë se aty nuk ka një linjë të veçantë të buxhetit sa i përket Forcës së Armatosur të Kosovës. Deri tash vetëm fjalë kemi dëgjuar.Konkretisht asgjë deri tash nuk është ndërmarrë, asnjë veprim konkret, për t’i bindur edhe deputetët”, thotë Millaku.

Deputetja Millaku tërheq vërejtjen se në rast se drejtuesit e institucioneve bëjnë bisedime me Listën Serbe, nuk duhet të bëhen gabime ose kushtëzime lidhur me formimin e Asociacionit.

“Sa i përket Listës Serbe, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që ata do të kenë një mori kërkesash, e në radhë të parë kërkesa kryesore ka për të qenë pa dyshim asociacioni. Mirëpo, se sa do të jetë qeverisja jonë syhapur në këtë drejtim, që të mos lëshojë pe si kompromis të formimit të ushtrisë, në këtë rast me asociacionin e sidomos në formën e asociacionit, pa marrë parasysh shkeljet në 23 nenet e Kushtetutë… këto janë jo vetëm të dëmshme, por janë edhe shumë të rrezikshme”, konsideron Millaku.

Ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës, të cilat konsiderohen të nevojshme për rrumbullakimin e proceseve të caktuara në vend, ndonëse në parim janë të mundura, ato ende mbesin praktikisht të pamundura për momentin, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Për t’i hapur rrugën ushtrisë pro ndryshimeve kushtetuese nevojiten 2/3 e deputetëvenga radhët e komuniteteve, duke përfshirë këtu edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët deri më tash kanë qëndrim kundër. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori