LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet zgjidhje për situatën e rëndë te KF Rahoveci

Kërkohet zgjidhje për situatën e rëndë te KF Rahoveci

Gjendja e rëndë në KF “Rahoveci” e ka shtyrë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, që të vihen në lëvizje për gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për vazhdimin e papenguar të garave gjatë sezonit pranveror.

Në përpjekje për tejkalimin e gjendjes së rëndë në klubin e futbollit “Rahoveci”, drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kësaj komune në koordinim me Zyrën e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, kanë ftuar në një takim pune ish futbollistët e KF Rahoveci, dashamirësit e klubit dhe punëtorët sportiv për të diskutuar situatën aktuale në klub.

Pritet që gjatë këtij takimi të merren vendime të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen e futbollit në Rahovec, me ç’rast pritet të zgjidhen edhe organet drejtuese të klubit.


Takimi mbahet më 10 janar 2018 në orën 18:00 në lokalet e DKRS-së në Rahovec.

KF Rahoveci rrezikon shuarjen dhe ndërprerjen e garave në Ligën e Parë, ku mezi shpëtoi edicionin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Dhjetë detajet e ngjashme në prezantimin e Mbappes me atë të Ronaldos te Real Madridi

Dhjetë detajet e ngjashme në prezantimin e Mbappes me atë të Ronaldos te Real Madridi

La Liga
Ishte 'hit' në EURO 2024, por tani me dinakërinë e tij ka futur në 'luftë' dy gjigantët francezë

Ishte 'hit' në EURO 2024, por tani me dinakërinë e tij ka futur në 'luftë' dy gjigantët francezë

Ligue 1
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

La Liga
Kalo në kategori