LAJMI I FUNDIT:

Në bazë të rezultateve preliminare për Istogun, numri më i madh i komunave shqiptare është nën udhëheqje të AAK-së

Në bazë të rezultateve preliminare për Istogun, numri më i madh i komunave shqiptare është nën udhëheqje të AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet lokale po del se ka fituar gjithsej tetë komuna. 

AAK ka fituar në Gjakovën, Klinën, Suharekën, Obiliqin, Junikun, Deçanin, Rahovecin dhe sot, sipas rezultateve preliminare, edhe Istogun.


Në vendin e dytë për nga numri i komunave të fituara në nivel lokale është Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila ka Gjilanin, Pejën, Vitinë, Fushë Kosovën, Lipjanin, Podujevën dhe Vushtrrinë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e treta me pesë komuna: Drenas, Kaçanik, Ferizaj, Shtime dhe Dragash.

Në vendin e katërt radhitet Lëvizja Vetëvendosje, e cila përveç që ruajti pushtetin lokal në Prishtinë duke fituar me një rezultat të ngushtë përballë LDK-së, për herë të parë fitoi në Prizren dhe Kamenicë. /KosovaPress/