LAJMI I FUNDIT:

A ka ndikim negativ në shëndetin tonë peshku i fërguar?

A ka ndikim negativ në shëndetin tonë peshku i fërguar?

Në listën e ushqimit të shëndetshëm janë pemët, perimet dhe peshku, mirëpo edhe peshku i fërguar.

Sipas rezultateve të fundit të një studimi, ata njerëz të cilët hanë peshk të fërguar dy herë në javë kanë gjasa më të mëdha të sëmuren nga pika në tru.

Peshku gjithsesi duhet të hahet së paku dy herë në javë, mirëpo duhet të kujdesemi për mënyrën e përgatitjes, sepse zgjedhja e keqe mund të jetë shkaktar i humbjes së vajrave të dobishme të cilat gjenden në mishin e peshkut, siç është rasti me salmonin.


Dhe jo vetëm që ushqimi i keq mund të shkaktojë sulm në zemër dhe në tru, ai gjithashtu mund të shkaktojë edhe sëmundje të tjera, transmeton Telegrafi.

Niveli i lartë i kolesterinës mund të bllokojë enët e gjakut, të cilat me gjak e furnizojnë trurin, që të mos sjellin oksigjenin deri te qelizat nervore.

Hulumtimet, veç tjerash, kanë treguar që ata të cilët kanë ngrënë peshk të fërguar dy herë në javë kanë pasur edhe 32% shanse më të mëdha nga sulmi në tru.

Kjo do të thotë që do të duhej të hanin peshkun e përgatitur ndryshe, të pjekur, me shumë pak vaj për ngrënie, të zier apo të pjekur në skarë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Të njohim produktet
Kalo në kategori