LAJMI I FUNDIT:

Këto janë pozitat më të sigurta për beben në veturë. A është më e sigurt afër shoferit?

Këto janë pozitat më të sigurta për beben në veturë. A është më e sigurt afër shoferit?

Duhet të niseni në udhëtim me veturë vetëm me beben. Shumica e prindërve nga ky udhëtim u ngrihen flokët në kokë, sepse çfarë të bëjnë nëse bebja fillon të qajë vazhdimisht, ndërkaq ju, për shembull, jeni në autostradë

Ulja e bebes në ulësen e përparme duket si ide më e mirë, sepse shoferi, më së shpeshti, nëna, në atë rast mund të shohë se çfarë ndodh me bashkudhëtarin e vogël.

Dhe me ligj lejohet që në ulësen e bashkudhëtarit të ulen udhëtarët më të vegjël në të ashtuquajturën ulëse “vezë”, e cila përdoret në drejtimin e kundërt të vozitjes.


Nëse vendosni që në këtë mënyrë të niseni në rrugë, patjetër duhet ta shkyçni jastëkun ajror para bashkudhëtarit. Mirëpo, kjo ide ka edhe anët e këqija, transmeton Telegrafi.

Si shkyçet jastëku ajror para bashkudhëtarit?

Deaktivizimi është shumë i thjeshtë. Shumica e veturave posedojnë sustën e cila gjendet në hapësirën para bashkudhëtarit me dy pozita – kyçur dhe shkyçur. Shkyçja bëhet me çelësin e kontaktit.

Modelet më të reja kanë opsionin on/off dhe në menynë e sistemit info-argëtues. Pas deaktivizimit ndizet llamba e vogël e cila tregon qartë që ai jastëk ajror është jashtë funksionit.

Para së gjithash, bebja pranë shoferit di të tërheqë vëmendjen nga rruga, gjë që udhëtimin e bën të pasigurt.

Nga ana tjetër, ai vend i bashkudhëtarit është edhe më i rrezikuari sepse kur ballafaqohemi ne ndonjë situatë të rrezikshme gjithsecili nga ne reagon instinktivisht duke sjellë timonin në anën e majtë dhe duke e ekspozuar anën e djathtë të veturës ndaj rrezikut të përplasjes.

Këto janë pjesëza sekonde, në situata të tilla nuk keni kohë të mendoni, ato janë reagime instinktive të secilit shofer.

Pra, këshilla jonë është që fëmijët në të ashtuquajturën ulëse “vezë” të jenë prapa. Më ideale është mesi i ulëses së pasme. Natyrisht, me kusht që të mund të montoni mirë ulësen dhe ta forconi me rrip.

Këtë po e theksojmë sepse pozita e mesme e ulëses së pasme në disa modele ose nuk ka rrip ose ai është tepër i shkurtër.

Nëse ekzistojnë kushtet për montim të sigurt të ulëses së bebes në mes, atëherë mund ta vendosni pas shoferit apo bashkudhëtarit.

Parimisht është krejt njësoj dhe gjithsesi më mirë sesa bebja të vendoset në karrigen e parë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Kalo në kategori