Prezantuesja e njohur Albana Osmani në fillim të këtij viti ndërmori iniciativë për zhvillimin e një fushate sensibilizuese të quajtur “Ti je një lule dielli”.
Kauza në fjalë kishte për qëllim shitjen e bluzave nën logon e lules së diellit, me të ardhurat e të cilëve do ndihmoheshin fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.
Kjo iniciativë kishte pasur shumë sukses, dhe vet organizatorja Albana Osmani gjatë një interviste për Telegrafin kishte folur gjerë e gjatë rreth suksesit të saj.
Pas suksesit që pati në Shqipëri, kjo kauzë sensibilizuese po vjen edhe në Kosovë. Osmani ka bërë të ditur se me 19 tetor në qendër të Prishtinës do të bëhet hapja e kësaj fushate, me praninë e vet kryeministrit Ramush Haradinajt, dhe bashkëshortes së tij Anita, e cila njëherësh edhe ambasadore e kauzës.
“Gjithmonë Kosova ka qenë dhe do jetë aorta e zemrës së gjithë Shqiptarisë! Pika jonë e dobët! Luledielli synon të jetë kudo në gjithë botën në vitin 2018, por pas Shqipërisë, fara e saj e dytë do të mbillej në një tjetër trevë shqiptare siç është Kosova. Një tokë e mirë, e begatë dhe e mbarë, për ta bërë këtë simbol të rritet në ndihmë të fëmijëve”, tha Albana Osmani për Telegrafin.
Në vazhdimin e bisedës, ajo tregoi se fushata e re në prishtinë do të quhet “Dardani je vesh me diell”.
“Fushata ‘Dardani je vesh me diell’ ose ‘Kosovë je vesh me diell apo lulediell’ është krejtësisht e përpiluar si plan tashmë edhe publikisht. Pra janë tre mijë bluza që do të kushtojnë nga 20 euro për copë, dhe me shitjen e tyre do të mblidhet një fond prej 60 mijë eurove, fond i cili do të shkojë në pavionin e Onkohematologjisë në QKUK në Prishtinë. Aty mungon një aparat shumë me rëndësi që është ‘Reagens’, pra analizat e gjakut që iu bëhen fëmijëve që dyshohen për sëmundje të rënda si: kancer apo leukemi, dhe si pasojë nga ky spital dërgohen në Austri testet e gjakut të fëmijëve. Pra nuk munden t’i bëjnë në QKUK në mungesë të këtij preparati, të cilin kemi synim ta blejmë, në mënyrë që jeta e vogëlushëve të jetë më e sigurt. Ne këtu do e nisim këtë fushatë me këtë mision dhe ky do jetë fillimi”, tha më tej Albana Osmani.
Ndërkohë, ambasadorja e “You are the sunflower”për Kosovën, Anita Haradinaj, shpjegoi gjatë një bisede për Telegrafin mikpritjen që i është bërë kësaj kauze në Kosovë, duke treguar edhe për aktivitetet, të cilat presin të zhvillohen.
“Nesër në orën 23:00 në sheshin e Prishtinës, me datë 19 tetor, e cila është edhe dita e shenjtërimit të Nënës Terezë, do të ndizet një qiri nga kryeministri Haradinaj, dhe simbolikisht nis në mënyrë zyrtare fushata humanitare “Dardani je vesh me diell”, ku të mirëpritur janë edhe shumë qytetarë, të cilët ftohen të blejnë bluzat në mënyrë që të sigurojmë të ardhurat për plotësimin e qëllimit që synon kjo kauzë”, tha Anita Haradinaj për Telegrafin.
Të pyetura për emocionet rreth nisjes së kësaj fushate, Albana dhe Anita në përfundimin e bisedës treguan se ndjehen të lumtura që kjo fushatë humanitare po arrin të zhvillohet në Kosovë, duke shpresuar edhe në suksesin e saj.
“Lumturia ime nuk përshkruhet vetëm kur mendoj ata fëmijë me një të ardhme më të mirë! Gëzoj si për Shqipëri, si për Kosovë, si për çdo trevë ku kjo luledielli do të udhëtojë në ndihmë të fëmijëve. Ndërkohë kemi përgatitur edhe website-in e www.youareasunfower.org (i cili do hapet në pak ditë), brenda së cilit gjendet një buton ‘dhuro tani’, që iu jep mundësinë të kontribuojnë të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të blejnë bluzën. Në kohë reale do pasqyrohet çdo cent me emër dhe mbiemër. Ne do ecim si me fushatën e parë me çdo detaj transparent sepse kjo është zgjedhja jonë. Bluzat janë me luledielli dhe helmetën e Dardanisë ilire”, përfundoi Albana Osmani rrëfimin për Telegrafin.
Ndërkohë, edhe Anita nuk hezitoi të shpreh disa nga emocionet e saj lidhur me këtë fushatë.
“Sigurisht që jemi shumë të lumtur që kjo kauzë ka arritur në Kosovë. Ne kemi biseduar edhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku na kanë treguar për mungesat që kanë, të cilat do përpiqemi t’i plotësojmë me fondet e mbledhura nga kjo fushatë. Jam e bekuar të jem pjesë e kësaj fushate, duke ftuar çdo qytetar të Kosovës që të dhurojë sa më shumë për ata që kanë nevojë”, përfundoi Anita Haradinaj për Telegrafin.
Fushata hapet nesër (e enjte) në Prishtinë në orën 23:00, fillimisht nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradainaj, gjersa do pasohet më pas nga shumë aktivitete.
“Njeri nga ju e dha nga zemra” është një nga sloganet që shoqëron këtë fushatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'