LAJMI I FUNDIT:

Për dallim prej Kosovës, vendet e ish-Jugosllavisë kanë ende rrugë me emrin e Titos

Për dallim prej Kosovës, vendet e ish-Jugosllavisë kanë ende rrugë me emrin e Titos

Eksperti italian për shoqëritë post-komuniste dhe Lindore, Giorgio Comai, ka krijuar një lloj harte të rrugëve dhe shesheve të quajtura “Josip Broz Tito”.

Ai siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, rrugët dhe sheshet i mblodhi së bashku në një vend, duke përdorur platformën OpenStreetMap dhe GoogleMap.

Sipas të dhënave të tij, të cilin ai thotë se numri më i madh i rrugëve dhe shesheve me emrin e Titos janë në Maqedoni dhe Kroaci.


Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e tretë dhe Serbia në të katërtin, e pesta Sllovenia dhe Mali i Zi në vendin e gjashtë në listën e ish-republikave jugosllave.

Numri i rrugëve dhe shesheve sipas shteteve – Maqedonia 24, Kroacia 24, BeH 19, Serbia 15, Sllovenia 14 dhe Mali i Zi 7. Kosova, sipas tij ku nuk ka rrugë ose shesh me emrin e Titos.

Josip Broz Tito, ose më saktë rrugët që mbajnë emrin e tij, përcjell Telegrafi, u bënë përsëri pjesë e fokusit të mediave, pasi udhëheqja e qytetit të Zagrebit vendosi të riemërtonte një nga sheshet qendrore, i cili deri vonë mbante emrin e Presidentit të shtetit të mëparshëm.

Emri i Titos thuhet se u hoq nga rrugët në shumë qytete në ish-Jugosllavi, duke përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Shibenikun, Cetinjen dhe të tjerët.

Çfarë bën përshtypje është fakti se rrugë me emrin e Titos tani mund të gjenden në Itali, Brazil, Tunizi, Qipro dhe shumë vende të tjera. /Telegrafi/