Gjatë javës së ardhshme Qeveria e Maqedonisë pritet t’i japë dritë jeshile zgjedhjes së mbi 400 anëtarëve të këshillave drejtues në të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe agjencitë, pasi gjatë kësaj jave qeveria shkarkoi anëtarët e të gjithë këshillave drejtues.
Në bazë të ligjit që rregullon punën e ndërmarrjeve publike në Maqedoni, këshillat drejtues të cilët përbëhen nga 5 deri në 15 anëtarë, shërbejnë si mekanizëm kontrollues për menaxhimin e financave nga ana e drejtuesve ë institucioneve përkatëse.
Nga arka e shtetit brenda katër vjetësh sa është mandati i anëtarëve të këshillave drejtues për honorarë ndahen më shumë se tre milionë euro për të kontrolluar punën e menaxhmentit të institucioneve shtetërore.
Por, ekspertët duke komentuar informacionet e fundit se drejtuesit e institucioneve shtetërore vetëm për një drekë kanë shpenzuar më shumë se 40 mijë denarë ose rreth 650 euro, duke porositur ushqime të posaçme,mish dreri etj, thonë se këshillat drejtues është më se e qartë se janë vënë në shërbim të pushtetit dhe jo kontrollit të punës së drejtuesve të institucioneve.
Temellko Ristevski, ekspert i Administratës Publike, për Radion Evropa e Lirë thotë se qeveria e re duhet me shumë seriozitet t’i qaset përzgjedhjes së kuadrove që do t’i emërojë për anëtarë të këshillave drejtues, ngase kontrolli dhe transparenca është boshti kryesor që i bën funksionale ndërmarrjet publike si institucione që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.
“Anëtarët e këshillave drejtues. me përjashtime të vogla më tepër do të thosha se u shndërruan në një instrument që shërbente në duart r strukturave udhëheqëse për të krijuar komoditet të pasurimit për struktura të caktuara në pushtet, sesa si instrument i qytetarëve për të kontrolluar punën e drejtuesve të instituteve publike, të cilat menaxhohen me mjete nga taksapaguesit”.
“Vlerësoj se kjo praktikë duhet të ndalet. Përfundimisht, ndërmarrjet publike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, por kjo do të arrihet nëse krijohen mekanizma funksionalë të kontrollit institucioneve publike”, thekson Ristevski, ligjërues në Fakultetin e Administratës Publike në Shkup.
Njohësit e çështjeve politike thonë se ndërgjegjësimi i strukturave politike për të menaxhuar me ndershmëri mjetet e shtetit, do të arrihet vetëm në atë rast se krijohen kushte për sundimin e drejtësisë, përkatësisht të gjithë ata që kanë shpërdorur detyrën zyrtare, do të përgjigjen para drejtësisë.
Ali Pajaziti, nga universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thekson se qytetarët së fundmi gjithnjë e më zëshëm kritikojnë veprimet e pandërgjegjshme të politikanëve, veçanërisht nëpërmjet rrjeteve sociale.
Pajaziti thekson se sytë e qytetarët janë drejtuar në sistemin e drejtësisë .
“Mediat e pakontrolluara nga pushteti janë në masë të duhur kritike ndaj gabimeve që bëjnë politikanët dhe drejtuesit e institucioneve, duke nxjerrë në shesh të palarat e tyre, të cilat qytetari i rëndomë diku i regjistron, dhe gjatë zgjedhjeve, ai edhe shpërblen dhe ndëshkon”.
“Normalisht se vetëdija politike te ne, nuk është sikurse ajo në vendet perëndimore, pra nevojitet një evoluim i ndërgjegjësimit që të kemi një popullatë më të vetëdijshme nga ajo që është tani”, thekson sociologu Pajaziti.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë gjatë ditëve të fundit ka marrë vendimin për shkarkimin e Këshillave Drejtues të qindra institucioneve, përkatësisht shkarkimin e mbi 2 mijë anëtarëve të këshillave drejtues .
Në njoftimin e Qeverisë për media theksohet se: “me qëllim të parandalimit të dëmtimit të mëtutjeshëm të Buxhetit me sjelljen e papërgjegjshme të një pjese të anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, për të cilët ekzistojnë informacione se kanë firmosur marrëveshje të dëmshme menaxheriale dhe se në pozita menaxheriale kanë emëruar njerëz me honorarë astronomikë, është marrë vendimi për shkarkimin e anëtarëve në të gjithë këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike, entet publike shëndetësore, entet publike për punë sociale, agjenci dhe persona të tjerë juridik”.
Menjëherë pas kësaj, ka reaguar OBRM-PDUKM-ja, e cila drejtohet nga ish -kryeministri Nikolla Gruevski, duke e cilësuar këtë veprim të qeverisë për të ndryshua këshillat drejtues pa u skaduar mandati si ndërhyje të politikës në punën e institucioneve të shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë