LAJMI I FUNDIT:

Garbine Muguruza triumfon në Wimbledon, mposht Venus Williamsin

Garbine Muguruza triumfon në Wimbledon, mposht Venus Williamsin

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza fitoi sot grand slemin e Wimbledonit për femra, pas triumfit 2-0 (7-5, 6-0) në finale ndaj tenistes amerikane Venus Williams.

Ky është grand slemi i dytë i fituar në karrierë nga 23-vjeçarja spanjolle, pas Roland Garros të vitit të kaluar.

Një ndeshje me dy pamje, me rivalitet në setin e parë, fituar 7-5 nga Muguruza, që në setin e dytë dominoi
totalisht në fushën me bar të Londrës, duke mos humbur asnjë “game” dhe fitoi 6-0.


Ndoshta mosha (37 vjeçe) ndikoi te Venus, që në setin e dytë u duk e lodhur, duke mos rivalizuar, ndërsa Muguruza bëhet spanjollja e dytë që fiton në Wimbledon pas Conchita Martinez (1994).

Ndeshja dhuroi emocione në setin e parë, me Williams që pati shansin e saj për të triumfuar, pasi pati dy mundësi për ta fituar atë në avantazhin 5-4.

Por Muguruza nuk u dorëzua dhe arri të rikuperojë e barazojë shifrat në 5-5, një set ku tenistet deri në ato moment i fituan “game” me shërbimet e tyre. Por spanjollja fiton një “game” me topat e Williams dhe më pas fiton 7-5 setin e parë.

Kjo motivon 23-vjeçaren spanjolle, që dominon në fushë në setin e dytë, ndërsa Venus duket inekzistente në fushë. Muguroza fiton 6-0 dhe nis festën, duke u bërë “mbretëreshë” e Londrës.

Për Venus finalja e dytë e një grand slemi humbur këtë vit, pas asaj të Australian Open. /telesport/