LAJMI I FUNDIT:

Pensionohet aktori që fitoi tre çmime Oscar

Pensionohet aktori që fitoi tre çmime Oscar

Aktori britanik ka vendor që të pensionohet prej botës së aktrimit në moshën 60-vjeçare.

Është fjala për Daniel Day-Lewis, i cili ka vendosur të mbyllë karrierën e suksesshme prej aktorit.

Ky i fundit është i vetmi person që ka fituar tre çmime Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist, transmeton Telegrafi.


Përveç një mesazhi të shkurtër se do të largohet prej botës së Hollywoodit, Daniel nuk ka ndonjë shpjegim rreth këtij vendimi.

Britaniku u bë i famshëm në saj të filmave, të tillë, si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans”.

Aktori ka fituar Oscar si aktori më i mirë për paraqitjet në filmat “My Left Foot” (1989), “There Will Be Blood” (2007) dhe Lincoln (2012). /Telegrafi/