LAJMI I FUNDIT:

Foreign Affairs: BE-ja dhe SHBA-të mund të shmangin më të keqen për Maqedoninë dhe rajonin

Foreign Affairs: BE-ja dhe SHBA-të mund të shmangin më të keqen për Maqedoninë dhe rajonin

Revista prestigjoze amerikane ”Foreign Affairs” (FA) i ka kushtuar një analizë situatës politike në Maqedoni duke shtruar dilemën nëse nacionalistët maqedonas do ta sjellin vendin buzë greminës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Revista në fjalë konsideron se në Maqedoni ka një polarizim të ashpër qëndrimesh dhe se figura më e fuqishme në vend, sipas të gjitha gjasave Gruevski, pengon procesin e hetimeve ndaj tij.

Për FA-në, Republikanët në SHBA nuk dinë se çfarë të bëjnë, ose i japin mbështetje të tërthortë liderit që është në rrezik. Revista e vazhdon analizën e saj me një përshkrim të situatës, duke filluar nga hetimet për Gruevskin, përgjimet e publikuara nga Zaevi e deri te Marrëveshja e Përzhinos.


Sipas FA-së, Gruevski dhe Ivanovi kundërshtojnë një qeverisje të LSDM-së me partitë shqiptare, duke e konsideruar si kërcënim për shtetin, por ai vetë e ka toleruar një gjë të tillë, sepse ka qenë në pushtet me partinë më të madhe shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë revistë, kundërshtimi i Gruevskit vjen pas refuzimit të BDI-së për të bërë qeveri me të, duke theksuar se kriza nuk është zgjidhur me mandatimin e Zaevit, por ka hyrë në një fazë tjetër.

FA vlerëson se Gruevski dhe partia e tij do të bëjnë çmos që ta minojnë qeverinë e re dhe të shkohet në zgjedhje të reja, e gjithë kjo për t’i ikur burgimit të tij.

Revista në fjalë përmend shtimin e interesimit të Rusisë për Maqedoninë, përmes deklaratave mbështetëse për Nikolla Gruevskin. Revista propozon që SHBA-të t’i bëjnë trysni Berlinit dhe Brukselit për sanksione ndaj atyre që shkaktojnë krizën në vend.

Për ”Foreign Affairs” vetëm kokat e vendosura në Washington, duke bashkëpunuar me homologët e tyre evropianë, mund të shmangin më të keqen në Maqedoni dhe rajon. Analizën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori