LAJMI I FUNDIT:

Pushteti lokal ‘shkoi’, deponia në Tetovë mbeti

Pushteti lokal ‘shkoi’, deponia në Tetovë mbeti

Pushteti lokal në Tetovë gjatë kohës së mandatit katër-vjeçar, nuk arriti të zgjidh problemin me deponinë e egër. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në fillim të mandatit të saj, si prioritet vendosi pastrimin e deponisë dhe ndërtimin e një stacioni riciklimi për mbeturina, por asnjëra nga këto nuk u realizua, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mijëra ton mbeturina muajve të fundit janë vendosur në hyrje të Tetovës, prej ku edhe kundërmon erë e keqe. Qytetarët thonë se deponia seriozisht rrezikon shëndetin e tyre.

Nga organizatat ekologjike theksojnë se deponia e egër, padyshim është problemi më i madh ekologjik në qytet që urgjentisht duhet të zgjidhet.


Gjatë 4 viteve të kaluar pushteti lokal në Tetovë vazhdimisht ka premtuar se problemi me deponinë do t’i kalojë të kaluarës.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, në shkurt të këtij viti premtuan se deri në fund të marsit deponia do të pastrohet, ndërsa mbeturinat do të klasidikohen në kontejnerë të veçantë. Por pse një gjë e tillë nuk është realizuar akoma nuk ka përgjigje.

Tani, çdo njëri që futet në Tetovë pritet nga mijëra ton mbeturina, problem që deri tani asnjë pushtet nuk ka arritur ta zgjidhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori