LAJMI I FUNDIT:

Partitë nuk zbulojnë detaje nga takimi i djeshëm sekret

Partitë nuk zbulojnë detaje nga takimi i djeshëm sekret

Partitë parlamentare u takuan një ditë më parë larg syrit të opinionit, ndërsa nuk dihet nëse konsultimet, përmbajtja e të cilave nuk është bërë e ditur kanë vazhduar edhe sot. Asnjëra nga partitë nuk deshi të komentojë ose të japë detaje nëse në takimin “sekret” kanë arritur ndonjë marrëveshje paraprake në prag të koordinimit të së hënës me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Takimi në Kuvend bëhet më qëllim që partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që të mund të vazhdohet mandati i krerëve të komunave dhe këshillave komunal. OBRM-PDUKM-ja kërkon nga shumica parlamentare që urgjentisht të lejojë funksionimin e pushtetit lokal, të votohet për vazhdimin e mandatit të krerëve të komunave dhe të caktohet datë më e afërt për lokalet.

“LSDM-ja nga frika e ballafaqimit me qytetarët po tenton të shtyjë afatin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. LSDM duhet ta marrë guximin dhe të paktën njëherë interesat shtetërore t’i vendos përpara atyre partiake”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga ana tjetër LSDM-ja thotë se bllokimi i komunave nuk ndodh për fajin e tyre, por për shkak të bllokimit të të gjitha proceseve në Maqedoni nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe OBRM-PDUKM-ja.

Ndërkohë BDI-ja pret që në takimin e radhës përfaqësuesit politik të arrijnë konsensus për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori