LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 140 numri i ushtarëve të vrarë në Afganistan

Shkon në 140 numri i ushtarëve të vrarë në Afganistan

Të paktën 140 ushtarë afganë u vranë si pasojë e një sulmi të talebanëve ndaj një baze ushtarake në provicën Balk.

Ushtria afgane tha se sulmi u krye pranë një xhamie, brenda në bazën që gjendet në qytetin Mazar-e-Sharif. Sulmi u mor përsipër nga talebanët, duke konfirmuar dyshimet e ushtrisë.


Sipas policisë, luftëtarë talebanë kishin veshur uniforma ushtrie dhe hynë pa u shqetësuar në bazë, derisa vendosën që të sulmonin.

Mësohet se të paktën një prej agresorëve hodhi veten në erë, ndërsa ka raporte për krisma sporadike brenda bazës. Zyrtarë të ushtrisë amerikane në Afganistan, duke konfirmuar incidentin e rëndë, thanë se sulmi ishte vërtet masiv dhe se viktimat janë me dhjetëra.

Në bazën ku u zhvillua sulmi mësohet se janë dislokuar edhe ushtarë të NATO-s, por nuk ka lajme nëse mes tyre ka viktima apo të plagosur.

Që prej largimit të pjesës më të madhe të forcave të aleancës nga Afganistani, talebanët, por edhe Shteti Islamik i kanë shtuar sulmet ndaj ushtrisë afgane, duke zbuluar mjaft qartë dobësitë e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori