Dialogu i brendshëm politik i paralajmëruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për zgjidhjen e çështjeve, për të cilat nuk ka pajtueshmëri ndërmjet faktorëve politikë në vend, shihet me rezerva nga njohësit e zhvillimeve politike në vend, shqiptarë dhe serbë.
Përkushtimin për dialog, në nivele të ndryshme, presidenti Thaçi e ka paralajmëruar që nga fillimi i mandatit të tij, thekson Ardian Arifaj, këshilltar politik i presidentit. Ai ka theksuar se presidenti do të jetë adresa në të cilën mund të kërkohet dialogu, si dhe ai do të jetë protagonist për të ndërmjetësuar ndërmjet palëve, për promovimin e dialogut si mjet për zgjidhjen e problemeve që i ka vendi.
Mbi këtë frymë, sipas tij, pritet të zgjidhet edhe çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, të cilin transformim e kundërshtojnë përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës në institucionet e vendit.
“Prandaj është i nevojshëm dialogu gjithmonë dhe sigurisht që si rezultat i këtij dialogu do të gjenden gjithmonë zgjidhjet, që ndoshta nuk janë gjithmonë, qind për qind, të kënaqshme për njërën palë apo për palën tjetër. Por, e mira është që me anë të dialogut të gjenden zgjidhjet dhe jo me format tjera, jo me imponim të zgjidhjeve, të ideve, por, me anë të një dialogu në mes të disa palëve, duke marrë parasysh interesat, shqetësimet e secilës palë dhe duke gjetur një zgjidhje që është më e pranueshmja për të gjitha palët”.
Politologu Belul Beqaj, profesor i shkencave politike, thotë se kërkesa për dialog të brendshëm është e natyrshme dhe e qëndrueshme, por, sipas tij, kjo kërkesë nuk mund të vihet në praktikë, përderisa, siç thotë ai, “presidenti Thaçi ka kontribuar më së shumti në ndasitë e krijuara në skenën politike dhe shoqërore”.
“Situata është shumë më komplekse sesa që mendojmë ne. Kur flasim për dialogun e brendshëm, unë kryesisht po mendoj për subjektet politike shqiptare brenda Kosovës. Brenda Kosovës janë edhe pakicat, posaçërisht komuniteti serb. Por, komuniteti serb ka kohë që ka dalë jashtë mendimit dhe ndikimit të brendshëm. Ata janë drejtpërdrejtë pjesë e dialogimit të jashtëm, pra, dialogimit me Serbinë. Personi i cili nuk ka arritur t’i bëjë unik shqiptarët brenda Kosovës, nuk ka gjasë teorike që ta bëjë një unitet dhe dialogim edhe me serbët, të cilët janë instrumente të Beogradit”.
Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, shpreh mendimin se përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, duhet t’i qasen këtij dialogu të brendshëm. Por, sipas tij, lidhur me çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, vështirë se do të gjendet gjuhë e përbashkët për një zgjidhje.
“Mendoj se këtu do të jetë shumë vështirë që të gjendet zgjidhja, ndonëse unë mendoj që serbët duhet të marrin pjesë aktivisht në gjithë këtë rrëfim. Por, ne tash kemi edhe disa sinjale nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët në njëfarë mënyre janë kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Serbët do ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë situatë dhe të veprojnë. Në qoftë se Prishtina zyrtare nuk e gjen mënyrën, që kërkesën për transformimin e FSK-së ta bëjë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, atëherë mendoj se nuk do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje”, tha Nojkiq.
Presidenti Thaçi ka porositur se institucionet e Kosovës “kanë në dispozicion kohën e mjaftueshme që bashkërisht të bëjnë edhe një përpjekje të fundit që të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”.
Hapat në vijim, sipas tij, do të përfshijnë bisedimet me serbët e Kosovës, që edhe ata të jenë pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe themelimit të Forcave të Armatosura. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim