LAJMI I FUNDIT:

Palevski: BDI shantazhohet nga PSP-ja (Video)

Palevski: BDI shantazhohet nga PSP-ja (Video)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është nën shantazh të PSP-së dhe në presion nga Ambasada Amerikane në Shkup që të koalicionojë me LSDM-në, ka thënë ish-kryetari i Organizatës së qytetit nga LSDM-jaë, Ljupço Palevski në emisionin e Vasko Eftovit ‘Në Qendër’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Palevski beson se David Stivenson, i cili është këshilltarë politik në Ambasadën amerikane në Shkup, është edhe koordinatori dhe ka urdhëruar projekt-menaxhimin e 67 nënshkrimeve. Sipasi tij, Ahmeti është një negociator i aftë, kurse Zoran Zaev tha ai, e mëson politikën në shpinën tonë.

Sipas Palevski qëllimi i Deklaratës nga Tirana është fyerje për maqedonasit.


Interesat e biznesit – kjo është motivi i Zaevit për të hyrë në këtë projekt, thotë Palevski. /Telegrafi/