LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e parë e presidentit Trump, libër kujtimesh për fëmijët e saj

Gruaja e parë e presidentit Trump, libër kujtimesh për fëmijët e saj

Ivana Trump, gruaja e parë e presidentit Donald Trump, po shkruan një libër kujtimesh që do të fokusohet në tre fëmijët e çiftit.

“Rritja e Trump” do të publikohet me 12 shtator, njofton Gallery Books për Associated Press të mërkurën.


Bazuar në GalleryBooks, Ivana Trump do të shkruaj një storie për “mëmësinë” e po ashtu në libër do të reflektojë edhe fëmijërinë e saj në Çekosllovakinë komuniste, arratisjen e saj prej regjimit dhe rivendosjen në New York, romancat e saj si dhe suksesin e madh si një grua në biznes.

Derisa ish-burri i saj zë vendin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, fëmijët janë futur po ashtu nëpër spotet mediale mirëpo është Ivana ajo që i ka rritur dhe krenarisht i ka ushqyer me ato çka ajo beson se janë mësimet më të rëndësishme në jetë: ndershmëria, integriteti, besnikëria dhe përpjekjet, shkruan në deklaratë.

Donald dhe Ivana u divorcuan në vitin 1992 sepse u zbulua që Donald Trump ka pasur një aferë me Marla Maplkes, që u bë pastaj gruaja e tij e dytë. (Ata u divorcuan në vitin 1999 dhe gjashtë vjet me vonë Donald Trump u martua me Melania Knauss).

Gallery po e quan librin “jo politik” dhe sipas tyre nuk ka gjasa të jetë kritik ndaj presidentit, kandidatura e të cilit është mbështetur nga Ivana Trump.

“Unë isha një nënë e fortë dhe e dashur që u mësoj fëmijëve të saj vlerën e një dollari, si të mos gënjejnë, mashtrojnë, si t’i respektojnë të tjerët dhe mësime të tjera të jetës të cilat do t’i ndajë me të tjerët në librin “Rritja e fëmijëve Trump” si dhe storie personale për Donin, Erikun dhe Ivanken nga fëmijëria e tyre e hershme” tha ajo.

Ivana Trump ka shkruar libra edhe më përpara si novelën “For Love Alone” dhe librin “Më e mira nuk ka ardhur akoma – Përballja me divorcin dhe shijimi i jetës përsëri”, libër ky që e çoi në një betejë ligjore me ish burrin e saj.

Në vitin 1992 Donald Trump paditi Ivanën për 25 milionë dollar me pretendimin se romani është bazuar në martesën e tyre dhe ka shkelur konfidencialitetin e divorcit. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori