Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi.
Kelmendi, e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë dhe kanë analizuar çështjet dhe kërkesat që i ka Komuna e Junikut, në veçanti projektet për zhvillimin e bujqësisë.
“Zhvillimi i bujqësisë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe po punojmë që krahas zhvillimit të infrastrukturës ujore të ngritët edhe zhvillimi i bujqësisë në këtë pjesë, meqë sistemi i ujitjes do të ndihmonte në masë të madhe edhe në kultivimin bujqësor”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Kryetari i Komunës, Agron Kuçi e njoftoi zëvendëskryeministrin Kelmendi me problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Junikut.
Kuçi, tha se fillimisht Komuna e Junikut, si komunë e re, është ndihmuar nga faktori ndërkombëtar në shumë projekte, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e bujqësisë, kur dihet se Komuna e Junikut ka një pozitë të mirë gjeografike për zhvillimin e pemëtarisë dhe blegtorisë.
Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se në ditët e ardhshme do ta vizitojë Komunën për të parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, e sidomos të rinjtë e kësaj e pjese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit