LAJMI I FUNDIT:

Pas 3,187 ditëve të kaluara dhe 511 ndeshjeve të zhvilluara, mesfusha e Barcelonës pa asnjë ‘nxënës’ të La Masias (Foto)

Pas 3,187 ditëve të kaluara dhe 511 ndeshjeve të zhvilluara, mesfusha e Barcelonës pa asnjë ‘nxënës’ të La Masias (Foto)

Pas 3,187 ditëve të kaluara dhe 511 ndeshjeve të zhvilluara, mesfusha e Barcelonës ka pasur përbërje të huaj, duke mos pasur asnjë futbollistë të dalë nga akademia e klubit, La Masia.

Lëndimet e Andres Iniestas dhe Sergio Busquetsit kanë bërë që te Barcelona të ndodh diçka e pazakontë, së paku në nëntë sezonet e fundit.


Ndeshja e Copa del Reyt ndaj Atletico Madridit në Vincente Calderon, e fituar 2-1 nga skuadra e Luis Enrique, ka pasur për bazë një mesfushë të përbërë nga gjithë të huaj.

Barça fiton ndeshjen e parë ndaj Atleticos në Kupën e Mbretit (Video)
Lexo po ashtu Barça fiton ndeshjen e parë ndaj Atleticos në Kupën e Mbretit (Video)

Treshja e mesfushës së katalunasve ishte e përbërë nga Javier Mascherano, Ivan Rakitic dhe Andre Gomes, duke mos pasur asnjë lojtar të dalë nga akademia e klubit La Masia, transmeton Telegrafi.

Kjo gjë nuk ka ndodhur që nga sezoni 2007/08, ndeshja e fundit me Frank Rijkaardi në stol, në ndeshjen në mes të ekipit të Barcelonës dhe Mallorcas që u fitua me rezultat 2-3.

I maskuari 44-vjeçar mahnit Barcelonën me aftësitë e tij (Foto/Video)
Lexo po ashtu I maskuari 44-vjeçar mahnit Barcelonën me aftësitë e tij (Foto/Video)

Atë ditë, ekipi Barca kishte një mesfushë të formuar me Edmilson, Toure dhe Deco dhe që nga atëherë kanë kaluar 3,187 ditë dhe janë luajtur 511 ndeshje ku kanë marrë pjesë gjithmonë të paktën një lojtar të dalë nga akademia e FC Barcelonës. /Telegrafi/

Formacioni startues i Barcelonës ndaj Atletico Madridit

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori