Remzi Shala që gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe” mohon se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.
Prokuroria Speciale më 19 tetor 2016 ngriti aktakuzë ndaj Remzi Shalës për krime lufte ndaj popullatës civile.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori vendor Haki Gecaj, Remzi Shala akuzohet se në qershor të 1998-ës bashkë me disa persona tjerë pjesëtarë të UÇK-së kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin, i cili disa ditë më pas është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.
Në aktakuzë thuhet se Remzi Shala-“Molla e Kuqe” i armatosur me armë të gjatë dhe me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me 5-6 pjesëtarë të kësaj ushtrie të armatosur e me maska në fytyrë dhe të paidentifikuar deri tani, më 26 qershor 1998 rreth orës 23:00 për shkak të dyshimit se Haxhi Përteshi është duke bashkëpunuar me forcat serbe, kanë shkuar te shtëpia e tij duke e privuar nga liria.
“Pas mbajtjes disa ditë të mbyllur në vend të paidentifikuar me datën 1 korrik 1998 trupi i pajetë i Haxhi Përteshit është gjetur në afërsi të rrugës afër qendrës së fshatit Duhël”, thuhet në dispozitivin e aktakuzës së Prokurorisë Speciale.
Por Shala në “Drejtësia në Kosovë” tha se nuk ka gisht në vdekjen e Haxhi Përteshit. Ai deklaroi se akuzat që i janë veshur janë të pavërteta, pasi sipas tij asnjëherë nuk e ka njohur tashmë të ndjerin Haxhi Përteshi dhe as nuk ka qenë kurrë në shtëpinë e tij gjatë luftës.
Aktakuza ndaj Remzi Shalës të njohur me nofkën “Molla e Kuqe” u ngrit pas denoncimit të tij nga Agron Përteshi, djali i Haxhi Përteshit, por Shala në emision mohoi se e ka takuar ndonjëherë gjatë luftës denoncuesin e tij.
Në nëntor të vitit të kaluar në dy vazhdime emisioni “Drejtësia në Kosovë” solli rrëfimin dhe detajet për marrjen në shtëpitë e tyre të Ramiz Hoxhës e Selman Binishtit në Bellanicë të Malishevës më 2 tetor 1998.
Edhe Hoxha e Binishi, sikurse Haxhi Përteshi ishin vrarë më pas nën akuzat se ishin bashkëpunëtorë të forcave serbe.
Për vrasjen e këtyre dy personave është duke u gjykuar ish-komandanti i Brigadës 121 të UÇK-së Fatmir Limaj, i cili edhe në emision, por edhe në gjykatë mohoi këto vrasje. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Stajkovci
Dështimi për anëtarësim në KiE – deklarata e presidentes Osmani, arsyetimi i ministres Gërvalla dhe kritikat e kryetarit të PDK-së
Mitsotakis: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore