LAJMI I FUNDIT:

Tapeti i argjendarisë doli të jetë i mbushur me copëza të imta ari që kanë vlerë të madhe (Foto)

Tapeti i argjendarisë doli të jetë i mbushur me copëza të imta ari që kanë vlerë të madhe (Foto)

Richard Blampied nga Jersey i Anglisë ka vendosur që ta ndërroj tapetin e argjendarisë, që e drejton së bashku me bijën e tij.

Por, para se ta heqë shtresën që ka qëndruar në lokal për 15 vjet, e ka dërguar në punëtorinë ku bëhet shkrirja e metaleve të çmuara, transmeton Telegrafi.

Pas procesit të djegies kanë dalë pjesëza shumë të imta ari, platini dhe argjendi, që së bashku arrijnë vlerën e afro 16 mijë eurove.


Ato kishin kërcyer nga përpunimi i stolive, që janë bërë nga shtatë mjeshtrit që punojnë në atë argjendari.

“Jemi të befasuar me sasinë enorme të pjesëzave me vlerë, që ishin mbledhur në tapet. E dija se mund të ketë diçka të çmuar, por jo në këtë vlerë” ka thënë Blampied lidhur me rastin. “Këto nuk ka janë vjedhur apo humbur, por thjeshtë janë zhdukur si pjesë e procesit të punës.”

Paratë nga shitja e kësaj mase janë vendosur të dërgohen për bamirësi. /Telegrafi/