Maskat për fytyrën me produkte çfarë ka frigoriferi
Maskat në kushte shtëpie janë më ekonomiket për t’u bërë, ndoshta ato më suksesshmet (nëse bëhen me vazhdueshmëri), pasi janë me përbërës natyrorë, të cilët gjenden lehtësisht në kuzhinën tonë.
Eva Huli (Hair Guru)
Praktikisht, maskat janë përzierje me përbërës të ndryshëm, që duhet të jenë të njëfarë dendësie, për të mos pikuar kur vihet në kokë. Mund të bëhen realisht me çdo përbërës që e mendoni dhe e dëshironi; maskat më të mira lindin duke provuar. Duhet vetëm të shtoni përbërës aktivë dhe trashës.
Argjilat e çdo ngjyre, sidomos jeshilja, të përdorura vetëm (psh ujë dhe argjilë) mund të jenë pak tharëse, por bashkë me produkte të tjerë zbutës, janë shumë të mirë. Janë përbërësi më i mirë për flokët me yndyrë dhe këshillohet të përdoren njëherë në 2 javë.
Kosi, i bardhë ose me fruta, i jep ngjyrim fytyrës, rregullon ph, është edhe zbutës. Maskat me kos, përgatitja e kënasë me të, e qetësojnë dhe e zbusin flokun.
Miellrat e çdo lloji, e zbusin lëkurën dhe aktivizojnë ngjyrën. Po ashtu, kakaoja e hidhur, shumë zbutëse dhe aromatizuese.
Vezët rigjenerojnë flokun dhe fytyrën, ushqyesit më të mirë dhe përbërësit më të zakonshëm të maskave.
Si pjesë të lëngshme mund të përdoren: uji ose lëngu i zier i rozmarinës (për të ndaluar rënien e flokut), lëng hithre (për ta forcuar flokun, për të hequr zbokthin), lëng livandoje (për ta aromatizuar maskën, për të ndaluar yndyrën e flokut).
Vajrat esenciale mund t’i shtoni gjithmonë për të ndaluar rënien, për të hequr yndyrën, zbokthin, për të aromatizuar maskën, gjithmonë në sasi të vogla: 4 pika.
Një lugë mjaltë është gjithmonë i mirë për maskat, si të fytyrës ashtu edhe të flokut, duke qënë se ka veti rigjeneruese, këlshillon Anabel. Por, kujdes, nëse nuk është mjaltë i pastër, mund të japë edhe skuqje të skalpit ose fytyrës.
Edhe frutat mund të përdoren, në lëng ose në formë salce, zgjedhja është e gjërë, kujtohuni për maskën me avokado dhe banane.
Koha mund të variojë nga 30 minuta deri 4 orë (edhe gjithë natën) për maskat e flokut, ndërsa të fytyrës, këshillohet të mbahen nga 10-30 minuta. Nëse maska fillon të thahet, atëherë than edhe lëkurën e fytyrës dhe nuk është më hidratuese.
Pas këtyre që lexuat, ju mbetet vetëm t’i kushtoni kohë vetes. Bëni një maskë për flokun dhe fytyrën, relaksohuni dhe përfitoni nga mundësitë e mira që jep natyra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Arsyet dhe sjellja e femrave që tradhtojnë
Fytyra plot jetë
Pesë stërvitje ideale kardio që do të formojnë trupin dhe do të definojnë muskujt tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit