LAJMI I FUNDIT:

Gara nate në atletikë nëpër rrugët e Shkupi

Gara nate në atletikë nëpër rrugët e Shkupi

Më shumë se 600 garues kanë marrë pjesë në garën tradicionale atletike të natës në rrugët e Shkup, e cila u mbajt me rastin e 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ogranizatorë i kësaj gare ishte Federata e Atletikës në Maqedoni, ndërsa mbështetës Bashkia e Shkupit.


Gara u organizua në katër kategori, gara për shkollat e mesme të ndara në mes meshkujve dhe femrave si dhe gara kryesore prej 6000 metrave tek meshkujt dhe 4800 metra tek femrat.

Në garën e meshkujve fitues u shpall Dario Ivanovski, ndërsa tek femrat Andrijana Poparsova, kurse tek meshkujt e shkollave mesme fitues u shpall Ivan Timçevski, ndërkaq tek femrat fituese ishte Emona Kadriu.

Bashkia e Shkupi këtë manifestim e financoi me 120 mijë denarë./Telegrafi/