LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Eurozonë 0.5%

Inflacioni në Eurozonë 0.5%

Norma e inflacionit në eurozonë u ngjit në 0.5 për qind gjatë muajit tetor, nga 0.4 për qind që ishte në muajin shtator. Të dhënat janë zyrtare dhe u publikuan nga Eurostat.

Sektori i shërbimeve udhëheq kështu rritjen e çmimeve, në rritje me 1.1 për qind gjatë kësaj periudhe kohore. Edhe rënia më e vogël e çmimeve të energjisë i ka dhënë një shtysë çmimeve të konsumit. Një normë inflacioni në rritje ishte paralajmëruar që prej fundjavës, kur Gjermania raportonte një normë inflacioni pranë 0.7 për qind.

Të dhënat e fundit i japin të drejtë politikave ultra-lehtësuese monetare të Bankës Qendrore Europiane, por nga ana tjetër i hedhin benzinë zjarrit për zgjatjen ose jo në kohë të programit masiv të blerjes së titujve, prej 80 miliardë euro në muaj.

Ky program projektohet të zgjasë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm. Gjatë muajit të fundit debati për kohëzgjatjen e këtij programi ka prekur kulme të reja. Gjatë muajve të fundit ndërkohë, norma e inflacioni është rimëkëmbur me hapa të qëndrueshëm, duke dhënë shpresë dhe duke larguar përfundimisht frikën deflacioniste. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Ekonomi
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Frigo Deluxe
Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita
Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

IPKO
Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Gorenje Department Store
Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ekonomi
Kalo në kategori