Vizita e fundit e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd ka trazuar opinonin dhe ka çuar “pluhur” të madh në skenën politike në vend.
Takimi Rama-Vuçiq në të cilin thuhet se u diskutua për raportet shqiptaro-serbe, ishte arsyeja kryesore që Edi Rama (edhe) u kritikua shumë në Kosovë.
Madje ndaj këtij takimi reagoi edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili ka përjashtuar çfarëdo përzierje të Tiranës në raportet Kosovë-Serbi.
“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-ja ose BE-ja. Prandaj, ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë, natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa, çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë”, ka deklaruar Hoxhaj.
Por, takimet e tilla të udhëheqësve të Shqipërisë me ata të Serbisë, ku diskutohet çështja e Kosovës, kanë nxitur reagime edhe më parë – në kohën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Takimi që ishte mbajtur në mes Fatos Nanos dhe Sllobodan Millosheviçit në Kretë të Greqisë në vitin 1997, kishte nxitur reagimin e Ibrahim Rugovës i cili kishte thënë se askush nuk mund të flas në emër të Kosovës përveç lidershipit të saj.
Këto reagime të palës kosovare për takimin e shumëpërfolur në Kretë i kishte risjellë ish-kryediplomati i Shqipërisë Paskal Milo, në librin e tij, “Ditari i një ministri të Jashtëm”: Të pathënat për Konferencën e Rambujesë.
Milo në këtë libër ka treguar se takimi Nano-Millosheviç ishte i pari që bëhej pas 51 vjetësh që prej qershorit 1946, kur në Beograd ishin takuar zyrtarisht Enver Hoxha me Titon.
Ai tregon se ende pa mbaruar ky takim, pati reagime në Kosovë e Shqipëri.
“Qeveria e Kosovës dhe Ibrahim Rugova që më 2 nëntor kishin dalë me një deklaratë ku shprehej shqetësim, por edhe ankth për mundësinë e diskutimit të çështjes së Kosovës në këtë Samit dhe për mungesën e ftesës për udhëheqësit kosovarë për të marrë pjesë aty. Sigurisht që çështja e pjesëmarrjes nuk ishte e argumentuar, sepse Kosova nuk ishte shtet i pavarur dhe qeveria e zotit Bukoshi e panjohur nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Por shigjetimi kryesor në këtë deklaratë, qoftë pa e përmendur me emër, drejtohej kundër Nanos kur thuhej se “askush tjetër, përveç përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të Kosovës, nuk ka mandatin dhe nuk mund të bisedojë në emër të Kosovës, apo të marrë përsipër zgjidhje të çfarëdolloj natyre për Kosovën”, thuhej në reagimet e Kosovës, të cilat i ka sjellur historiani Milo në librin e tij.
Milo më tej është treguar i ashpër ndaj qeverisjes së atëhershme të Shqipërisë lidhur me këtë takim kokë me kokë, duke theksuar se takime të tilla nuk mund dhe nuk duhej bërë midis dy njerëzve që përfaqësonin dy qeveri, dy vende e dy kombe që ishin në grindje e mosmarrëveshje historike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë