Më pak se katër vjet i janë dashur bandës së dobët të drogës, që udhëhiqej nga një ish-polic, që të bëhet sinonim i terrorit. Dikur ata ishin të varurit e kartelit Sinaloa që udhëhiqej nga Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, por tash ia dolën të kenë kartelin që synon dominimin total në Meksikë.
Ata quhen CJNG (Karteli Jalisco i Gjeneratës së Re), ndërsa në krye të saj është ish-polici Nemesio Oseguera, i njohur si El Mencho. Karteli ia doli të rritet në perandori të drogës dhe ata janë gati të marrin të gjitha punët e kartelit Sinaloa.
Kjo situatë tregon se sa lehtë ndërrohen krerët e biznesit të drogës, që në Meksikë vlen me miliarda dollarë.
Për të arritur në maje të piramidës, CJNG ka bërë masakra e vrasje rekorde gjatë kohës së presidentit Enrique Pene Nieto, i cili me ardhjen në post më 2012 u betua se do të ulte normën e dhunës në vend, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Pena Nieto ia doli në planin e tij, pasi nga 33 shefa mafiozë, nga 37 sa janë gjithsej, kanë përfunduar në grila apo tri metra nën dhe. Por, numri prej 3800 vrasjeve në korrik tregon dobësinë e pushtetit të tij në kohën kur karteli i ri po ngritët në skenën e drogës.
Problem shtesë për presidentin është fakti se Policia lehtë korruptohet, si dhe zyrtarët shtetëror. Madje, besohet se çdo i pesti zyrtar bashkëpunon me mafien.
Anëtarët e kartelit të ri zanatin e kanë marrën nën El Chapon, ndërsa kanë vazhduar me teknikat e frikësimit, korruptim të Policisë dhe eliminim të atyre që u dalin në rrugë. Ekspertët e sigurisë thonë se ata kanë në plan për të marrë rrugët kartelit Sinaloa për kontrabandë droge.
Sipas disa informatave, CJNG është tashmë furnizuesi më i madh i kristalit të metamfetaminës në Shtetet e Bashkuara, që është dëshmi se do të eliminojnë të gjithë kundërshtarët e nëntokës meksikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025