LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes së Pitt, do të ndahet edhe ish-gruaja e tij? (Foto)

Pas ndarjes së Pitt, do të ndahet edhe ish-gruaja e tij? (Foto)

InTouch Weekly ishte media e parë që raportoi për shkurorëzimin e Angelina Jolie dhe Brad Pitt para një jave, ndërsa lajmi doli të ishte i vërtetë.

Ky tabloid tash e ka publikuar lajmin që edhe ish-gruaja e tij, Jennifer Aniston, është ndarë nga partneri i saj, Justin Theroux.

Lajmi për divorcin e Jolie dhe Pitt rezultoi i saktë.
Lajmi për divorcin e Jolie dhe Pitt rezultoi i saktë.

Sipas raportit, aktorja ka vendosur të ndahet me aktorin, pasi ai ka kontaktuar me ish-të dashurën Heidi Bivens, me të cilën kishte pasur lidhje 14 vjeçare para se të ndahej.


Njëherësh ka pasur spekulime edhe për një aferë me aktoren Margaret Qualley, me të cilën Theroux ka punuar në “Leftovers”.

ans1
Zëdhënësi mohon ndarjen.

Mirëpo, në një prononcim për DailyMail.com, përfaqësuesi i Aniston ka thënë se lajmi është i pavërtetë dhe se çifti nuk do të ndahet. Pritet të shihet nëse edhe ky lajm i InTouch Weekly do të rezultojë i vërtetë.

Letra tejet emocionuese e Brad Pitt, bën xhiron e botës
Lexo po ashtu Letra tejet emocionuese e Brad Pitt, bën xhiron e botës

Ndryshe, Aniston u martua me Pitt në vitin 2000 pasi kishin kaluar dy vjet së bashku. Lidhja e tyre përfundoi në vitin 2005, asokohe hamshori hollivudian kishte filluar lidhjen me bashkaktoren e filmit “Mr. & Mrs. Smith”, Angelina Jolie. /Telegrafi/

Lidhja me Jolie, shkaktoi ndarjen e Pitt me Aniston.
Lidhja me Jolie, shkaktoi ndarjen e Pitt me Aniston.