E keni menduar ndonjëherë se alkooli mund të bëjë martesën tuaj më të lumtur dhe më të qëndrueshme?
Pse duhet të pinë të dy?
Sipas një studimi të botuar në “Journals of Gerontology: Psychology Sciences”, partnerët që herë pas herë dehen së bashku kanë një marrëdhënie më të lumtur e më të qëndrueshme se çiftet që nuk e bëjnë këtë.
Sipas Reuters ky studim ka marrë në analizë rreth 3000 çifte, të cilët ishin të martuar mesatarisht prej 33 vitesh.
“Ne nuk po ju sugjerojmë të ndryshoni mënyrën se si ju pini, dhe se sa shumë pini. Ne nuk jemi të sigurt pse ndodh kjo. Gjithsesi mendojmë se çiftet që kryejnë më shumë aktivitete bashkë kanë një marrëdhënie më të lumtur, dhe këtu përfshihet edhe të pirit.”- tha për Reuters autorja e studimit, Dr. Kira Birditt nga Universiteti i Michigan.
Megjithatë duhet theksuar se çiftet ku vetëm njëri nga partnerët pi alkool, priren më shumë të kenë probleme martesore, sidomos nëse është gruaja ajo që pi.
Ndërsa çiftet ku asnjëri nga partnerët nuk pi, kanë tendencë të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Sipas Birdit, zakonet tona të të pirit ndikojnë shumë dhe te partneri.
Nëse njëri ka probleme me alkoolin, ose ka probleme shëndetësore edhe tjetri duhet të heqë dorë patjetër. Kështu që herën tjetër kur të dilni në darkë niseni mbarë me tekila! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City