LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje Adem Grabovci

Jep dorëheqje Adem Grabovci

Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ai nëpërmjet një letre të dërguar mediave ka shpjeguar arsyen e kësaj dorëheqje. Grabovci ka thënë shkurt për Telegrafin se është e vërtetë që tash e tutje nuk do të jetë më shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Letra e plotë:


Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time.

Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Unë jam përpjekur vazhdimisht që angazhimi im të jetë çdo herë në kuadër të ligjeve dhe normave demokratike dhe për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë. Vazhdoj të besoj se të gjithë duhet të angazhohemi për një shtet demokratik, ku respektohet ligji, por edhe liritë individuale të secilit prej nesh. Do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia, por edhe të secilit qytetar kur ato cenohen si dhe të respektoj institucionet dhe shtetin tonë.

Gjatë jetës sime dhe aktivitetit politik jam atakuar shpesh dhe pasojat nuk janë bartur vetëm nga unë, por edhe nga grupimi politik dhe nga familja ime, që çdo herë ishin afër meje sikur edhe në rastin në fjalë. E di se në momente të caktuara edhe jam sfiduar, por edhe i kam tejkaluar ato, në një mënyrë tjetër edhe tash po sfidohem.

Falënderoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar si Kryetar i GP si dhe PDK-në për besimin e dhënë.

Me respekt, Adem Grabovci

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori