LAJMI I FUNDIT:

Amerika ia tregon dhëmbët Serbisë në Rio, e mposht në basketboll

Amerika ia tregon dhëmbët Serbisë në Rio, e mposht në basketboll
RIO DE JANEIRO, BRAZIL - AUGUST 12: Kyrie Irving #10 of United States handles the ball against Stefan Jovic #24 of Serbia in the Men's Preliminary Round Group A match on Day 7 of the Rio 2016 Olympic Games at Carioca Arena 1 on August 12, 2016 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Tom Pennington/Getty Images)

Në Olimpiadën e Rios në basketboll për meshkuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitoren e katërt në po kaq ndeshje.

Ekipi i drejtuar nga Mike Krzyzewski ka triumfuar me shifrat 94-91 ndaj Serbisë duke mos shfaqur edhe njëherë tjetër nivelin e saj më të mirë.


Pas Australisë ishte Serbia që vuri në vështirësi serioze ‘Dream Team-in’ amerikan edhe pse përfaqësuesja ballkanase e nisi shumë keq sfidën.

Shtetet e Bashkuara krijuan një shkëputje të konsiderueshme që në fillim pasi në gjysmën e periodës së parë kryesonin me shifrat e thella 23-5, megjithatë Serbia reagoi shumë mirë dhe deri në fund arriti ta ngushtonte ndjeshëm rezultatin.

Amerikanët të cilët e kishin siguruar që më herët kualifikimin iu falën lojës së mirë të basketbollistit të Cleveland, Kyrie Irving për të mposhtur Serbinë.

Një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinalet e Olimpiadës së Rios në basketboll për meshkuj e hodhi edhe Franca që në ndeshjen e saj të katërt në grupin A, shkatërroi Venezuelën me shifrat 96-56. Të thjeshtë e pati edhe Australia që mposhti me rezultatin e thellë 93-68 Kinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori