LAJMI I FUNDIT:

Gjilan mundësi e mirë për investime për bizneset nga diaspora

Gjilan mundësi e mirë për investime për bizneset nga diaspora

Komuna e Gjilanit ka organizuar të hënën forumin me temën “Mundësitë për investime në Komunën e Gjilanit” dhe takimi Biznes me Biznes (B2B) në mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Komuna e Gjilanit.

Nga matjet ndërkombëtare, ka dalë se vetëm Komuna e Gjilanit ka në botën e jashtme të paktën 32 për qind të popullatës së saj, kështu që edhe përkushtimi dhe angazhimi i qeverisjes komunale është gjithnjë në funksion të kësaj, duke bërë që muajt e pushimeve të verës të jenë muaj të cilët do të dominohen nga qytetarët tanë në diasporë.

Gjilani sipas kryetarit Lutfi Haziri ka krijuar lehtësira të shumta dhe njëkohësisht ka krijuar ambient te veçantë në aspektin e mbështetjes dhe përkushtimit ndaj kësaj kategorie që mban gjallë zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e afarimit të vogël të mesëm dhe atij industrial.


“Në diasporë po rritet gjenerata e katër e familjarëve tanë të cilët kanë nisur këtë rrugë që nga vitet e ’50-ta. Gjenerata qe jeton sot ne botë e posaçërisht mërgata shqiptare sot rrit gjeneratën e katërt të brezit familjar dhe më nuk është gjenerata e banimeve kolektive dhe e ‘koreve’ të bukës, por është gjeneratë e cila ka në familje luksin dhe gjendjen ekonomi më të mirë se asnjëherë me parë, sot është gjeneratë e Llamborgjinave, gjeneratë e cila është nëpër studime universitare dhe pozita të tjera shumë të larta gjithandej nëpër botë”, theksoi Haziri.

“Jemi Komuna e cila kemi ulur tarifat deri në pikën zero, sa i përket fushës së bizneseve dhe kështu falë angazhimit të përbashkët kemi klimë të mirë të mirëbesimit. Ky forum me temën “Mundësitë për investime në Komunën e Gjilanit” dhe takimi Biznes me Biznes (B2B) në mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Komuna e Gjilanit është i mirëseardhur në çdo moment, sepse nevoja për t’u njohur dhe nevoja për të komunikuar gjithnjë është shumë e madhe”, ka thënë kryetari Haziri.

Ministri i Diasporës Valon Murati, ka thënë se diaspora është shtylla kryesore të hyrave të deritanishme në Kosovë gjithashtu ka përshëndetur takime të tilla të cilat janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

“Ky forum ka për qëllim arritjen e objektivave bazë si fuqizimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me diasporën, promovimin e bizneseve nga diaspora dhe mundësit e investimeve në Komunë për bizneset e diasporës, pastaj krijimin e lidhjeve të qëndrueshme në mes institucioneve komunale dhe diasporës dhe promovimin e lehtësirave të cilat komuna i ofron për bizneset që operojnë në Gjilan por edhe promovimin e projekteve ku mund të investohet. Roli dhe rëndësia e mërgatës për investimet në Kosovë është kruciale dhe shumë e nevojshme edhe më tutje, sepse mërgata është ajo që vazhdon të mbështes Kosovën në të gjitha sferat”, ka thënë ministri Murati.

Në këtë forum me përshkrim të sfidave dhe qëllimeve që kanë janë paraqitur edhe udhëheqësit e bizneseve nga Gjilani dhe nga diaspora. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori