Dieta “Banania e mëngjesit”: Lehtë dhe shpejt deri te pesha e dëshiruar
Parimi themelor “i shpikësit” të kësaj diete është kafjalli që përmban vetëm një banane dhe ujë të zakonshëm me temperaturë dhome që mund të kontribuojë në heqjen e konsiderueshme të peshës pa marrë parasysh se çka hani në pjesën tjetër të ditës
Dietën e ka shpikur Hitoshi Watanabe, i cili është marrë me studimin e mjekësisë preventive, dhe bashkëshortja e tij Sumiko, farmakologe.
Dieta “Banane e mëngjesit” është dietë e thjeshtë dhe e njohur e cila para 3 viteve shkaktoi mungesë të bananeve në pazarin Japonez. E krijuar nga Sumiko Watanabe për burrin e saj Hitoshi, dieta fillimisht i përfitoi entuziastët japonez për dobësim, e më pas u përhap në gjithë botën.
Hani banane në mëngjes. Ditën duhet ta filloni me konsumimin e bananes. Nëse një banane nuk ju ngop, mund të hani edhe një, por nuk duhet të tejngopeni. Bananet duhet të konsumohen të freskëta.
Duke ngrënë banane pini edhe një gotë ujë me temperaturë të dhomës. Nëse dëshironi të pini kafe, bëjeni atë 20 minuta pas ngrënies (mëngjesit).
Konsumoni drekë dhe darkë normale. Megjithatë, nëse dëshironi që dieta të jetë efikase, është e nevojshme ta ndaloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm.
Rregulla e vetme që duhet ta respektoni është që të mos tejngopeni, dmth hani deri sa nuk jeni 80% të ngopur.
Është i ndaluar konsumimi i desertëve. Nuk duhet të konsumohen as gjëra tjera të ëmbla, e as desertë të njelmët pas ushqimit. Vetëm në ora 15 pasdite lejohen disa copë çokollatë (2-3 copa).
Mbrëmja nuk duhet të jetë më vonë se ora 20. Këshillohet që ushqimi i fundit gjatë ditës të jetë në ora 18:00.
Nëse dëshironi mund të merreni me aktivitete fizike nëse kjo nuk ju sjell stres dhe dhimbje. Dieta propozon ushtrimet si një opsion.
Detyrimisht bini në gjumë para mesnatës. Sa më herët, aq më mirë.
Njerëzit me lehtësi mësohen në mënyrën e re të ushqimit, kurse dietën mund ta praktikojnë edhe personat më të zënë sepse nuk është e nevojshme të përgatiten ushqime speciale.
Përveç asaj, bananet janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe fibrave, andaj e përmirësojnë tretjen e ushqimit dhe e zvogëlojnë ndjenjën e urisë.
Dieta “Banane e mëngjesit” nuk është e krijuar nga persona mjekësorë dhe nutricionistë. Megjithatë, kritika më e madhe që i adresohet kësaj diete është se nuk ka kufizime në drekë dhe darkë.
Kundërshtarët e dietës mendojnë se ajo nuk mund të jetë e suksesshme nëse është e lejuar që të konsumohet çfarëdo ushqimi gjatë kohës së drekës dhe darkës.
Gjithashtu, si minus konsiderohet edhe ajo që dieta nuk përfshinë aktivitete fizike, por vetëm e paraqet si një opsion.
Mbështetësit e këtij regjimi të të ushqyerit rekomandojnë që dieta “Banane e mëngjesit” të praktikohet më së paku 2 javë. Pjesa më e madhe e njerëzve aspak nuk kishin ndjerë se janë në dietë, andaj edhe i përmbahen rregullave të lartpërmendura për një kohë më të gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij