LAJMI I FUNDIT:

Spasov: Ndihma sociale prej sot u rrit për pesë përqind

Spasov: Ndihma sociale prej sot u rrit për pesë përqind

Prej sot në llogaritë e qytetarëve të cilët marrin ndihmë sociale është paguar rritja e premtuar prej pesë përqind, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjetet në të holla në vlerë prej 59 milionë denarëshe tashmë janë siguruar dhe me këtë rritje vlera e rritur e deritanishme prej vitit 2006 është 70 përqind, kështu sot theksoi ministri i MPPS, Dime Spasov, gjatë vizitës në Koçan dhe në Qendrën e rinovuar për punë sociale.

Ai paralajmëroi se deri në fund të muajit do të paguhet edhe ndihma e premtuar në të holla me një rritje prej pesë përqind në vlerë prej 17 milionë denarëve, të siguruar nga buxheti shtetëror.


Spasov theksoi se Qeveria kujdeset edhe për kategori të tjera të ndjeshme të qytetarëve, ndërsa për pensionistët paralajmëroi se në dhjetor me pensionin e nëntorit do të paguhet rritja e premtuar e pensioneve për pesë përqind. /Telegrafi/