LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i Baba Vangës për Evropën – po bëhet realitet?

Parashikimi i Baba Vangës për Evropën – po bëhet realitet?

A e parashikoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, gruaja e verbër që besohet se kishte parë rrëzimin e kullave binjake dhe cunamin e 2004-ës, ashtu sikurse dhe krijimin e ISIS-it?

‘Profetja’ Baba Vanga nga Bullgaria, që vdiq më 1996 në moshën 85-vjeçare dhe që njihej ndryshe si “Nostradamusja e Ballkanit”, besohet se ka 85 për qind sukses kur vjen puna te parashikimet e saj.

Për shkak të kësaj, nuk është aspak habi që njerëzit kanë filluar ta lidhin profecinë e saj për Evropën me daljen e Britanisë nga Unioni.


Tani që vendi ishullor u largua nga BE, BBC shkruan se vende të tjera në Evropë mund të bëjnë të njëjtën gjë.

Sipas Baba Vangës, Evropa që njohim sot do të “reshtë së ekzistuari” në fund të këtij viti.

Gruaja ka parashikuar se kontinenti do të mbetet gati i boshatisur dhe do të kthehet në një vend ku thuajse nuk do të ekzistojë asnjëlloj forme jete.

Ata që besojnë tek profecitë e Baba Vangës, siç shkruan “The Sun”, shqetësohen se këto parashikime mund të nënkuptojnë një luftë në Evropë.

Përpara se të vdiste, ajo deklaroi se do të “ketë një luftë të madhe myslimane”, që kohët e fundit është lidhur me kërcënimin në rritje të Shtetit Islamik.

Baba Vanga parashikoi një pushtim të Evropës nga ekstremistët myslimane në 2016 – ën, një konflik që sipas saj do të niste me Pranverën Arabe, në 2010 –ën.

Teksa ISIS vijon të fitojë terren në Siri, pavarësisht fushatave masive të bobardimeve nga forcave aleate, besimtarët e Baba Vangës i frikësohen faktit se parashikimet e saj për Evropën mund të bëhen realitet. /tvklan.al/