Sipas një studimi të udhëhequr nga studiuesja J. Bohem në “Harvard School of Public Health” dhe të botuar në “Live Science” doli në pah lidhja mes pranisë në gjak të antioksidantëve dhe optimizmit
Lidhja mes mirëqenies fizike dhe asaj psikologjike njihet prej kohësh dhe efektet e një problemi emotiv ndihen edhe në trup, duke ndikuar në përshpejtimin e patologjive fizike.
Studiuesit kanë vëzhguar 9 antioksidantë të ndryshëm në gjak, nga një grup vullnetarësh prej rreth 1000 amerikanësh, femra dhe meshkuj të moshave nga 25 deri në 74 vjeç.
I njëjti grup më pas ka plotësuar një pyetësor lidhur me vlerat e tyre, sjelljet dhe veprimet.
Studiuesit kanë zbuluar që njerëzit më optimistë kishin një përqendrim të karotenoidës në gjak me vlerën 13% më shumë krahasuar me njerëzit m
Optimistët kanë deklaruar se konsumonin tri apo më shumë racione fruta dhe perime në ditë, ndërsa pesimistët hanin maksimumi deri në dy racione në ditë.
Nga studimi nuk është e qartë se është optimizmi që favorizon sjelljet e shëndetshme si konsumimi i frutave dhe perimeve apo e kundërta nëse frutat dhe perimet favorizojnë optimizmin.
Sigurisht që studimi duhet thelluar, por është gjithsesi e mundur të imagjinojmë një rreth virtuoz të mirëqenies, kur mendja dhe trupi ndikohen reciprokisht. Me pak fjalë, një mollë në ditë mban mjekun larg, por tre largojnë pesimizmin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City