LAJMI I FUNDIT:

Google dhe Levis sjellin edhe këmishën e mençur! (Video)

Google dhe Levis sjellin edhe këmishën e mençur! (Video)

Google dhe Levis kanë prezantuar bashkëpunimin e parë të tyre të quajtur Project Jacquard që sjell këmishën e mençur.

Kjo teknologji e kompozuar prej thurrjes së materialeve në një veshje multi-aktive e cila është e ndjeshme ndaj prekjes, njejtë sikur ekrani i telefonit tuaj të mençur.

Duket sikur një ide e çmendur megjithatë produkti do të prezentohet këtë vit si produkti i njohur Levis Commuter e ndërthurrur me teknologjinë Jacquard.


Përmes pullës së Bluetooth dhe xhepit interaktiv, pjesa e majtë e dorës së këmishës mund të komunikoj me telefonin tuaj përmes lëvizjeve të caktuara të cilat ju mund t’i zgjedhni vet për të komunikuar me aplikacionet e caktuara.

Demo videoja shfaq se si përmes lëvizjeve të këmishës mund të përshtatni volumin e muzikës, ndërroni këngën në listë, si dhe të përdorni lëvizje tjera për t’u drejtuar në destinacionin e caktuar me Google Maps.

Të gjitha këto mundësi janë më së shumti të përshtatura për biciklistët të cilëve u mundësohet përdorimi i telefonit në mënyrë të sigurt gjatë vozitjes së bicikletës.

https://www.youtube.com/watch?v=yJ-lcdMfziw