LAJMI I FUNDIT:

Presion që Brukseli t’i hapë Kosovës rrugën e liberalizimit të vizave

Presion që Brukseli t’i hapë Kosovës rrugën e liberalizimit të vizave

Pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Qeverisë, Isa Mustafa, dhe ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, se Komisioni Evropian ka konstatuar se “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret nga procesi i liberalizimit të vizave”, “Koha Ditore” ka kontaktuar me disa burime të Komisionit Evropian dhe që nga vizita e kryeministrit Mustafa e deri sot të gjitha këto burime kanë dhënë të njëjtën përgjigje: “Ne kemi folur në takim për progresin pozitiv” dhe kanë shtuar se nuk mund të konfirmojnë se është konstatuar se janë përmbushur të gjitha kriteret nga ana e Kosovës.

Nëse do të gjykonim nga gjuha që përdoret në BE, përgjigjja e zyrtarëve të Komisionit Evropian do të duhej të kuptohej si porosi se nuk do të ketë edhe për një kohë të gjatë liberalizim vizash, sepse nuk mund të konstatohet përmbushja e kritereve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por duke pasur parasysh rrethanat shumë të çuditshme në BE rreth çështjes së vizave, gjithçka është e mundur të ndodhë, madje edhe konstatimi se “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret” dhe dhënia e rekomandimit që të hiqen vizat.


Kjo jo për shkak të ndonjë suksesi të madh që ka bërë Kosova në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë, që për një kohë të gjatë ka qenë edhe kushti kryesor i papërmbushur nga ana e Kosovës, por për shkak se Bashkimi Evropian është nën presion të jashtëzakonshëm për t’i hequr vizat për afër 80 milionë shtetas të Turqisë dhe madje këtë ta bëjë para fundit të muajit qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori