LAJMI I FUNDIT:

Balerina e klipeve ‘të nxehta’ tregon a ka bërë seks me Noizyn, flet për raportet me Stresin dhe Ledrin (Video)

Balerina e klipeve ‘të nxehta’ tregon a ka bërë seks me Noizyn, flet për raportet me Stresin dhe Ledrin (Video)

Adoleshentja e klipeve provokuese dhe e lajmeve edhe ‘të nxehta’, e njohur si Kristjana Saxobeat, ka rrëfyer në emisionin Oktapod të Turjan Hyskajt, të gjitha të vërtetat e përfolura mbi marrëdhëniet që ka pasur dhe ka me reperët më të njohur shqiptarë.

19-vjeçarja ka sqaruar se me Noizyn nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, edhe pse ka qenë e çmendur pas tij. Lidhur me disa lajme të publikuara në njoftimet rozë se ajo ka hedhur në publik disa mesazhe të Noizyt, ku “merrte ftesë” për 16 “seanca” marrëdhëniesh intime brenda një nate, Kristjana u shpreh se SMS-të ia kanë nxjerrë shoqet e saj, të cilave ua kishte dërguar nga dëshira që Noizy i ishte përgjigjur.


Balerina i kërkoi publikisht falje reperit, i cili sipas saj, tashmë nuk i flet.

Lidhur me disa fotografi të saj me një tjetër reper, “kundërshtarin” e Noizyt, Stresin, 19-vjecarja ka thënë se me këtë të fundit ka bashkëpunim dhe bisedon për punë, ashtu siç bën edhe me një tjetër reper, Ledrin.

Adoleshentja u tregua “e hapur” kur foli për marrëdhëniet shoqërore duke thënë se për të, mund të ketë edhe seks mes miqve, e të vazhdojë shoqëria.

Duke përsëritur faktin se për çdo veprim që bën ka edhe miratimin e mamasë së saj, Kristjana njoftoi se së shpejti do të jetë pjesë e një filmi, si edhe do të nxjerrë në treg edhe këngën e saj të parë që është, sipas saj, eksperimenti më i ri që do të provojë të bëjë.